Lexoni edhe:
Kur është në pyetje loja: Luizi 'puthet' edhe me Oltën
Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci
Me fillimin e punës nga Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Kosova tani ka kapacitet dhe potencial për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe askush më nuk ka arsye për tu ankuar.
Kur është në pyetje loja: Luizi 'puthet' edhe me OltënLexoni edhe:
Vetë e kam përcjellë me vëmendje seancën e Kuvendit, sidomos në momentin kur është debatuar mes deputetëve te opozitës dhe pozitës për këtë projektligj, ku deputetet e opozitës në raundin e parë nuk e kanë votuar. Gjate përgatitjes së raundit të dytë të votimit për projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme debate të nxehta kanë vazhduar mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-s. Por më në fund u arrit qëllimi i këtij projektligji dhe u votua. Tani duhet që sa më shpejtë të vepron Presidentja e Kosovës, që ta shpallë këtë projektligj dhe të fillohet hapja dhe funksionalizimi ligjor i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Do të ishte me shumë interes që edhe Komisioni i Venecias ta dërgoj një Gjyqtar të huaj në Kosovë, për ta marrë mandatin dhe të fillohet sa më parë me hetimet kundër ish-zyrtarëve të administratës së shtetit dhe zyrtarëve politik të dyshuar për pasurim të paligjshëm nga krimi i organizuar, zhvatja e buxhetit të shtetit. Pra është koha të luftohet mafia e të këndellet drejtësia. Pas këtij projektligji, në Kuvend duhet të votohet edhe Ligji i Vettingjut, që të pastrohet gjyqësori në Kosovë dhe të fillohet me këmbë të mbarë, sepse shumë qytetarë janë dënuar dhe arrestuar edhe pse kanë qenë viktima. Me fillimin e punës nga Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Kosova tani ka kapacitet dhe potencial për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe askush më nuk ka arsye për tu ankuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".