Mbi Qeverinë Kurti po rëndojnë gabimet e pa falshme të pushtetit të kaluar me marrëveshjet e dëmshme për shtetin që i kanë nënshkruar

Mbi Qeverinë Kurti po rëndojnë gabimet e pa falshme të pushtetit të kaluar  me marrëveshjet e dëmshme për shtetin që i kanë nënshkruar

Hajrullah Tërnava

  • 20 February 2023 - 08:31

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Këto veprime të ish pozitës e tani opozitare, duhet të jenë mësim për gjeneratat politike në ardhje, që ta kuptojnë se kur e përfaqësojnë shtetin ndërkombëtarisht duhet të jenë të vëmendshëm se çfarë marrëveshjesh nënshkruajnë, sepse ato marrëveshje të nënshkruara të pakoordinuara me ligjet në fuqi, vendit i sjellin dëme të pa riparueshme sikur tani që po na sillen këto telashe nga ata që i nënshkruan asociacionin si në vitin 2013 dhe 2015, dhe tani faktori ndërkombëtar po na detyron ti jetojmë ato vendime edhe që tani qartë vërehen dobësitë e atyre marrëveshjeve.

-Zhvillimet politike, siç si po zhvillohen në vendin tonë, e kanë prapavijën e vetë për të qenurit vetë në pushtet, e sidomos që partitë e ndryshme që ishin deri më tani në pushtete nuk ishin të përkushtuara sa duhet për zgjedhjen e çështjes së pavarësisë të Kosovës, në bisedimet që zgjaten deri më tani, dhe tani ndaj kësaj partie në pushtete, po sillen në mënyrë kundërshtuese dhe mospajtime, sepse kjo parti e cila e ka mandatin 4 vjeçar për ta qeverisur vendin si shumicë absolute në parlamentin e Kosovës, ndaj kësaj qeverie ja kanë frikën e jetëgjatësisë se saje, sepse në bazë të hulumtimeve që po i ndërmerr kjo qeveri dhe fakteve që i ka tani, hulumtimet po shkojnë në atë drejtim që shumë kujt do i konfiskohet pasuria e pa justifikueshme dhe dhënia e përgjegjësisë për këto dëme që iu kanë bërë shtetit të Kosovës.

Tani u dëshmua edhe në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, se pavarësisht dilemave, hezitimeve dhe lojërave të ndryshme politike, viti në të cilin kemi shkelur, është ndër vitet më të rëndësishme, krucial, për të pasur inatet sjellje dhe veprimi politik në interesin nacional. Agjenda e imponuar e faktorit ndërkombëtar tani më është e qartë, indirekt e ka pranuar dhe konfirmuar para deputetëve edhe kryeministri i vendit Albin Kurti. Asociacioni është një çështje e detyrueshme që duhet të merr epilog në këtë verë, derisa plani franko-gjerman, si projekt marrëveshje në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, do të vazhdon të dialogohet e negociohet deri në fund të vitit. Këto janë dyj elemente që flasin qartë se tani më nuk ka kthim mbrapa dhe se vetëm po“paralajmërohet Kosova për marrëveshje finale me Serbinë. Faktori ndërkombëtar po vepron me agjendë të qartë të dizajnuar për zbatim: Asociacioni mund të formohet deri në verë, ndërsa propozimi franko- gjerman mund të zbatohet deri në fund të vitit, kështu ka deklaruar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill. Sipas tij, Amerika është absolutisht e përkushtuar për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve për të cilat është rënë dakord përfshirë edhe Asociacionin.

“Ne me të vërtetë këmbëngulim që ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet, kështu që po flasim për marrëveshjen origjinale të Brukselit”, ka thënë Hill. Ai ka thënë se ka një lidhshmëri mes propozimit frnako-gjerman dhe marrëveshjeve të Brukselit meqë në propozimin franko-gjerman shkruan që të gjitha marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen. Gjersa, ambasadori amerikan në Serbi jep afate, edhe Kuvendi i Kosovës ka debatuar, madje pavarësisht dallimeve dhe qëndrimeve në nuanca të vogla për interesa politike, prani franko gjerman si platformë e pranueshme për marrëveshjen finale është përkrahur nga i gjithë spektri politik, dhe tani mbetet çështje e dinamizmit të faktorit ndërkombëtar, për ti detyruar palët, të ulen në dialog dhe për të gjetur kompromisin e dyanshme për marrëveshjen e finalizuar.

Në këtë situate të tanishme një mos koordinim pozitë dhe opozite do të ishte rrezik për vendin në këtë proces, mos bashkëpunim dhe mos bashkëveprim, derisa dihet mirëfilli që kjo finale e dialogut me Serbinë, deri në këtë mandat të qeverisë Kurti, e ka vulën dhe mbanë firmat e ish pushtetarëve, zyrtarëve të sotëm politik në opozitë, qofshin ata deputet në parlament apo edhe jashtë parlamentit. Këto veprime të ish pozitës e tani opozitare, duhet të jenë mësim për gjeneratat politike në ardhje, që ta kuptojnë se kur e përfaqësojnë shtetin ndërkombëtarisht duhet të jenë të vëmendshëm se çfarë marrëveshjesh nënshkruajnë, sepse ato marrëveshje të nënshkruara të pakoordinuara me ligjet në fuqi, vendit i sjellin dëme të pa riparueshme sikur tani që po na sillen këto telashe nga ata që i nënshkruan asociacionin si në vitin 2013 dhe 2015, dhe tani faktori ndërkombëtar po na detyron ti jetojmë ato vendime edhe që tani qartë vërehen dobësitë e atyre marrëveshjeve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".