Lexoni edhe:
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës janë obligative, demokracia e vërtetë e kërkon verifikimin e të gjitha ligjeve me bazë kushtetuese
Shkruan: ANALISTI - Naim Miftari
Sot me të drejtë duhet të shtrohet pyetja: Pse në atë listë të vitit 1999-2000 mungonin emrat e Hashim Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Ilmi Reqica, Xhavit Haliti, Adem Grabovci....pse në listë mungonin bosët e krimit të organizuar, kreatorët e vrasjeve politike, kokat e plaçkitjes të pasurive, të xeheve, të tokave të shtetit të Kosovës. Ndërsa sa i përket aferës së FBI-së e quajtur McGonigal, afera është shumë më e madhe sesa që flitet tani dhe ka shumë persona e zyrtar tjerë amerikan e ndërkombëtar të tjerë në këtë afër, ka sidomos Rus. Sa i përket Kosovës, sikur Kosova të kishte pasur prokurorë që e mbron shtetin dhe kushtetutën, do të duhej sqaruar rolin në planet për ndarjen e Kosovës nga ana e ish ambasadores “Gjuljetes" së Hashim Thaçit në Amerikë, sidomos korrespondencat, SMS-st, emajlat dhe itinerarin e takimeve të Vlora Çitakut në SHBA, kontaktet e saj me Pallmerin, Bolltonin, Grenellin por edhe me eprorin e korruptuar të FBI-së McGongalin ku po përgatitej e njëjta lojë siç ja bënë Dr. Salih Berishes që të shpallej non-grata në listën e FBI-së, po ai skenar ishte edhe kundër Albin Kurtit.
-Ish ambasadorja e Kosovës Vlora Çitaku, cila në fakt e ka kryer rolin vetëm të postierit dhe sekretareshës private të Hashim Thaçit në Uashington DS e kam thënë edhe para disa vitesh se do të duhet sqaruar lidhjet sidomos SMS-at me Yoni Bolltonin pastaj me Metju Pallmerin dhëndrin Serb dhe Richard Grenellin ku përcillte mesazhet e Hashim Thaçit që ishte për ri dizajnimin ndarjen e Kosovës. Edhe afera e Edi Ramës me agjentin e kundërzbulimit Amerikan të FBI McGonigal është e lidhur ngushtë me Hashim Thaçin dhe Vlora Çitakun por edhe me Bexhet Pacollin. Duhet të na kujtohen sulmet dhe etiketimet e papritura të Hashim Thaçit kundër Dr- Salih Berishës që ishin të porositura nga Edi Rama edhe sulmet e etiketimet e Edi Ramës kundër Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Këto sulme përpos nga Vuçiçi ishin porosit nga Hashim Thaçi.
Edhe futja e Salih Berishës në listën e zezë Amerikane të FBI-së ishte paguar me para me miliona euro të korrupsionit. Të mos harrojmë se edhe vitin 1999 ishte bërë një listë e zezë amerikane e quajtur në shtyp si lista e Xhorxh Bushit, ku ishin futur çuditërisht shumë shqiptar, fytyra publike dhe ish komandantë të UÇK- së edhe kjo listë ishte bërë përmes korrupsionit dhe informacioneve të rreme që ju jepeshin FBI-së Amerikane në Kosovë dhe Shqipëri në një restorant. Sot me të drejtë duhet të shtrohet pyetja: Pse në atë listë të vitit 1999-2000 mungonin emrat e Hashim Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Ilmi Reqica, Xhavit Haliti, Adem Grabovci....pse në listë mungonin bosët e krimit të organizuar, kreatorët e vrasjeve politike, kokat e plaçkitjes të pasurive, të xeheve, të tokave të shtetit të Kosovës. Ndërsa sa i përket aferës së FBI-së e quajtur McGonigal, afera është shumë më e madhe sesa që flitet tani dhe ka shumë persona e zyrtar tjerë amerikan e ndërkombëtar të tjerë në këtë afër, ka sidomos Rus.
Sa i përket Kosovës, sikur Kosova të kishte pasur prokurorë që e mbron shtetin dhe kushtetutën, do të duhej sqaruar rolin në planet për ndarjen e Kosovës nga ana e ish ambasadores “Gjuljetes" së Hashim Thaçit në Amerikë, sidomos korrespondencat, SMS-st, emajlat dhe itinerarin e takimeve të Vlora Çitakut në SHBA, kontaktet e saj me Pallmerin, Bolltonin, Grenellin por edhe me eprorin e korruptuar të FBI-së McGongalin ku po përgatitej e njëjta lojë siç ja bënë Dr. Salih Berishes që të shpallej nongrata në listën e FBI-së, po ai skenar ishte edhe kundër Albin Kurtit. Skenari planifikohej asi soji ku pas krijimit të një vakuumi politik në Kosovë, me një qeveri teknike, planifikohej të vinte Vlora Çitaku si kryeministre pro Amerikane në pushtet. Mirëpo këto plane pas rrëzimit të Qeveris legjitime Kurti nga Thaçi dhe Grenelli, jua prishi populli, qytetari i Kosovës dhe emigracioni i Kosovës. Jua prishi planet me votën e lirë kur në zgjedhjet demokratike, me gjithë vjedhjet e votave nga KQZ- ja e cila përmes Valdete Dakes kontrollohej nga Hashim Thaçi, prapë koalicioni i LVV-së fitoi mbi 51% të votave të popullit.
Besimi për ta shpëtuar shtetin ju dha Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit dhe Kosova shpëtoj nga një skenar i tillë i ndarjes, nga i cili duhet pasur kujdes se edhe sot sepse akoma është aktiv. Duhet ti shikojmë dhe analizojmë me shumë kujdes vetëm presionet e Grenellit që flasin mjaftueshëm dhe ndryshimin e qëndrimeve amerikane për Asociacionin Serb në Kosovë të të deleguarit Gabriel Eskobar dhe sekretari Blinken që tregojnë qartë se kur shitet e korruptohet një zyrtar kryesor i FBI-së amerikane për disa qindra mijëra dollar, është e mundur që edhe Serbia ka korruptuar zyrtarë e ambasadorë amerikan duke futur në lojë dhjetëra, qindra miliona dollar mito për formimin e Republika Srpska në Kosovë edhe miqtë e hanë korrupsionin goxha fortë, prandaj Kosova duhet ta shikuar interesin e vetë nacional. Nuk duhet të na intereson neve a e dënon dhe vendosë Serbia sanksione kundër Rusisë a jo.! Ne si shtet urgjent duhet ta refuzojmë jo vetëm Asociacionin serb por të gjitha marrëveshjet e dëmshme që i bënë në të kaluarën kundër shtetit tonë Hashim Thaçi, Edita Tahiri, Isa Mustafa, Skënder Hyseni. Nuk na duhet një marrëveshje me Serbinë me çdo kusht, por duhet që shteti jonë ti zbaton ligjet e veta si shtet dhe të armatoset rëndë pasi bota po lëviz rreth ri dizajnimeve globale!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".