Pajtimi për marrëveshjen bazë të normalizimit të  raporteve, sipas propozimit franko-gjerman, tanimë është arritur, nënshkrimi vetëm akt formal!

Pajtimi për marrëveshjen bazë të normalizimit të  raporteve, sipas propozimit franko-gjerman, tanimë është arritur, nënshkrimi vetëm akt formal!
Pajtimi për marrëveshjen bazë të normalizimit të  raporteve, sipas propozimit franko-gjerman, tanimë është arritur, nënshkrimi vetëm akt formal!

Agim Bajrami

  • 26 February 2023 - 08:50

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

 

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes bazë, nuk do të bëhet të Hënën, por do të gjendet një rast i përshtatshëm për palët, dhe publikun e Kosovës, dhe Serbisë. Sipas burimit diplomatik,   palët nënshkruese do të përfitojnë shumë nga arritja e nënshkrimit të marrëveshjes bazë.

Pala kosovare ,do të përfitoj në arritjen e njohjeve nga pesëshja evropiane e cila nuk e ka bërë njohjen deri më tani,do të arrij të bëhej anëtare i institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare,do të arrij përfitime nga investimet e huaja ndërkombëtare, punësim dhe zhvillim ekonomik,e avancim në integrimet evropiane.

 

 

Sipas burimeve diplomatike, kryeministri i Republikës së Kosovës,Albin Kurti , dhe presidenti i  Republikës së Serbisë ,

Aleksandër Vuçiq, tanimë janë pajtuar se më 27.02.2023 (e Hënë) në Bruksel, do ti vënë pëlqimin e nënshkrimit, të marrëveshjes bazë,sipas propozimit franko-gjerman dhe tani të njohur, si evropian,për normalizimin e raporteve, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dy palët ,paraprakisht janë të njohura me përmbajtjen e marrëveshjes, dhe kanë shprehë gatishmërinë për pajtueshmëri, që gjatë takimit të Hënën, të qëndrojnë në zotimet e tyre, për nënshkrimin e marrëveshjes.

Burimet diplomatike , citojnë ,se palët nënshkruese të marrëveshjes, duhet të mbikëqyren rreptësisht , në fazat e zbatimit të saj ,e sidomos kur është në pyetje,në gjetjen e modaliteteve, te formimit të asociacionit/bashkësive, të komunave veriore të Kosovës, me shumicën e qytetarëve kosovarë të etnisë serbe, kur do të diskutohej për në fazat e më vonshme, dhe ka të ngjarë,se do të merr kohë, ndoshta edhe me dekada deri në implementimin praktik të asociacionit/bashkësisë. Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes bazë, nuk do të bëhet të Hënën, por do të gjendet një rast i përshtatshëm për palët, dhe publikun e Kosovës, dhe Serbisë. Sipas burimit diplomatik,   palët nënshkruese do të përfitojnë shumë nga arritja e nënshkrimit të marrëveshjes bazë. Pala kosovare ,do të përfitoj në arritjen e njohjeve nga pesëshja evropiane e cila nuk e ka bërë njohjen deri më tani,do të arrij të bëhej anëtare i institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare,do të arrij përfitime nga investimet e huaja ndërkombëtare, punësim dhe zhvillim ekonomik,e avancim në integrimet evropiane. Dhe mbi të gjitha palët, do të arrijnë të kenë paqen e qëndrueshme. Ndërsa Serbisë, do ti mundësohet për shpejtimi në anëtarësimin në BE, dhe investime të mëtejmë, si dhe zhvillim të partneriteti me bashkësinë e aleancës perëndimore.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".