Lexoni edhe:
Vjen paralajmërimi: Ja çfarë pritet të ndodh nesër në takimin Kurti - Vuçiq
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Edhe rrethanat e zhvilluara të demonstratave dhe protestave në Shqipëri ,të cilat po e kundërshtojnë abuzimet e Qeverisë Rama me pushtetin,dhe të aferave korruptive të qeverisjes së kryeministrit Rama, kanë lidhshmërinë e paraqitjes së tanishme të këtyre skandaleve të 'Qeverisë Rama' në publikun shqiptarë dhe më gjerë ,në ndërlidhje me zhvillimet e mundshme në Kosovë dhe më gjerë , të ngjashme me vitet e 97-ta, para fillimit të luftës në Kosovë, që kjo i kontribuon dobësimit të faktorit shqiptarë, kundër ekspansionit serb për ndarjen e Kosovës.
-Rrethanat e zhvillimeve ndërkombëtare, e sidomos e luftës në Ukrainë, po reflektohet, edhe në situatën e brishtë të sigurisë në Ballkanin perëndimor. Në luftën e Ukrainës, ende nuk dihet për kohëzgjatjen e luftës ,përmasat e zgjerimit të saja, dhe kush është fituesi, e humbësit përfundimtarë në tragjedinë e jetëve dhe shkatërrimeve ukrainase. Përveç se çka dihet deri sot, se viktimë e kësaj lufte në Ukrainë ,janë ukrainasit madje edhe vetë evropianët. Dhe në këtë kontekst ,është e mundshme , që 'viktimizimi ukrainas' të shtrihej, edhe në rajonin e Ballkanit, e sidomos në Kosovë,dhe pse;
- Serbia nuk ka gatishmëri dhe as që e ka në agjendën e vetë politike dhe kombëtare , ' të jetuarit në paqe me shqiptarët e veçmas me shtetin e Kosovës' ;
- Serbia si edhe deri më tani, do të luan 'lojën e aktrimit politik teatrale' para bashkësisë ndërkombëtare, se është për arritjen e marrëveshjes normalizuese me Kosovën ,por në anën tjetër i nxitë,dirigjon,mbështet ,financon,dhe merr pjesë drejtë për drejt, për mbajtjen e veriut të Kosovës të banuar nga shumica e banorëve kosovar të etnisë serbe nën presionin e Beogradit zyrtar, për të kundërshtuar ligjshmërinë e shtetit të Kosovës dhe shtrirjen e funksionimit të institucioneve shtetërore në veri të vendit;
- Serbia , kërkon që të formohet Asociacioni/Bashkësia e komunave të veriut të Kosovës e banuar nga shumica e qytetarëve kosovar të etnisë serbe, me kompetenca ekzekutive,dhe kjo kundërshtohet kategorish nga Kosova me shumicën shqiptare prej 97% ,dhe që tani dita ditës po e gjejnë mbështetjen me këmbëngulje të SHBA-ve dhe të BE-së ,për të favorizuar Serbinë në koncesionet që i bëhen në dëm të Kosovës dhe pavarësisë së saj,për tërheqjen dhe përkrahjen që i bënë Serbia, Rusisë dhe eventualisht shtyrjen e Serbisë në vënien e embargos ndaj Rusisë.
Vjen paralajmërimi: Ja çfarë pritet të ndodh nesër në takimin Kurti - VuçiqLexoni edhe:
- Vendimmarrja zyrtare e Kosovës po e kundërshton me forcë , ngritjen e Bashkësisë serbe në veri të Kosovës , e që po vlerësohet,me legalizimin e shtetit të Serbisë në veri të Kosovës, përmes minoritetit serb në Kosovë , si hap i menjëhershëm drejt ndarjes së Kosovës apo 'bosnjizimin e saj' përmes ngjashmërisë së , "srpska republika" të Bosnjës;
- Serbia në veri të Kosovës ,po dërgon ,përgatitë,
paramilitarë serb,ushtar të njësive wagner, po armatos serbët lokal , dhe ka përfshirë në detaje, mënyrën dhe formën e ndarjes së veriut të Kosovës, sipas skenarit rus në Krime të Ukrainës;
- Pasi Serbia,
urdhëroi 'serbët kosovarë' ti braktisin institucionet e Kosovës ,Qeveria e Kosovës , po përgatitet me planin e mbajtjes të zgjedhjeve lokale nëpër komunat e veriut të Kosovës, diku rreth prillit të këtij viti ,ku Serbia ka hartuar planin e detajuar ushtarak të kundërshtimit me forcë, duke i shtyrë banorët serbë kosovarë, të rezistojnë deri te eskalimi i situatës në përmasat e konfliktit të armatosur ,ku forcat e KFOR-it, ka të ngjarë,do të luajnë rolin e vëzhguesit në teren dhe mos lejimin e forcave të rendit kushtetues të shkojnë në veri të Kosovës për të shtrirë vendosjen e ligjit atje;
- Dhe pas kësaj gjendje të krijuar nga ndërhyrja e shtetit të Serbisë,bashkësia ndërkombëtare do të kërkon bisedime sipas gjendjes së re në teren;
- Edhe rrethanat e zhvilluara të demonstratave dhe protestave në Shqipëri ,të cilat po e kundërshtojnë abuzimet e Qeverisë Rama me pushtetin,dhe të aferave korruptive të qeverisjes së kryeministrit Rama, kanë lidhshmërinë e paraqitjes së tanishme të këtyre skandaleve të 'qeverisë Rama' në publikun shqiptarë dhe më gjerë ,në ndërlidhje me zhvillimet e mundshme në Kosovë dhe më gjerë , të ngjashme me vitet e 97-ta, para fillimit të luftës në Kosovë,që kjo i kontribuon dobësimit të faktorit shqiptarë, kundër ekspansionit serb për ndarjen e Kosovës;
- Edhe në shkrimet e më hershme të mia,e kam paralajmëruar ,se ' Ballkanin perëndimor' e pret ,pranvera ukrainase,në territoret shqiptare,por tani ,duke mos pasur pasqyrën e qartë, të epilogut ndërmjet ,luftës së mundshme ,
shqiptaro- serbe , e zhvendosur si mundësi e skenarit për fillim në Kosovë, me mundësi zgjerimi në Maqedoni të veriut,Mal të Zi, Serbinë e jugut ,dhe Bosnje e Hercegovinë. Dhe tani shtrohet pyetja: A po vlon Ballkani perëndimor me një luftë të re, për një rregullim të ri ,nga pakënaqësia e Serbisë , nga pavarësia dhe shteti i Kosovës ,dhe me tolerimin dhe përkrahjen e vendimmarrjes të aktorëve ndërkombëtar, dhe si do të përcaktohej nga zhvillimet në vijim ,epilogu ndërluftues; shqiptaro-serb,me apo pa përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare!.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".