Vuçiqi, jo kërkim falje në Bruksel, por njohje të Kosovës së pavarur dhe sovrane
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkruan: Mehdi Hyseni
Ky është kushti kryesor, që do të duhej ta plotësonte Serbia në takimin negociues të Brukselit mes presidentit Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, që do bëhet më 27 shkurt 2023.
S’ka dyshim se ky është kryeçelësi i zgjidhjes së konfliktit kolonial 100-vjeçar mes Serbisë dhe Kosovës. Të tjerat janë broçkulla politiko-propagandistike, që çojnë vetëm në “rrugë pa krye”, duke e lënë të pazgjidhur këtë problem ndërfqinjësor mes dy popujve të armiqësuar me shekuj për shkak të hegjemonizmit gjenocidal të Serbisë së Madhe (1876-2023).
Me gjithë idetë, sugjerimet dhe propozimet e opinionstëve të ndryshëm për presidentin Aleksandër Vuçiq dhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se gjoja në takimin e tyre në Bruksel, më 7 shkurt 2023, patjetër, duhet ta nënshkruajnë Marrëveshjen Frëngo-Gjermane të BE-së, është e vështirë të parashikohet se mund të arrihet një kompromis i drejtë përfundimtar, që do të kënaqte të dy palët negociuese, pa njohjen reciproke de fakto dhe de jure.
Do të na gëzojë apo zhgënjej 7 shkurti ?
Data e 27 shkurtit 2023 mund të jetë fillimi i një historie të re të marrëdhënieve shqiptaro- serbe, po qe se në takimin e tyre në Bruksel, presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti dakordohen që të nënshkruajnë Marrëveshjen Frëngo-Gjermane, të propozuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga Uashingtoni zyrtar, me qëllim të arritjes së normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore Serbi-Kosovë.
Për hapjen e një kaptine të re paqësore mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti Aleksandar Vuçiq nuk ka nevojë që ta përfillë sugjerimin e Natasha Kandiqit (kryertare e Fondit të së Drejtës Humanitare në Beograd), që para se të fillojë debatin me Albin Kurtin dhe me ndërmjetësit e BE-së, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, t’u thotë të pranishmëve se tani Serbia “%shtë e gatshme të ngrejë një kompleks memorial për 800 viktimat e masakruara shqiptare nga forcat pushtuese serbe në Kosovë”, të cilat janë “iportuar” dhe varrosur në kazermën ushtarake në Batajnicë të Serbisë për t’i fshehur gjurmët e krimit gjenocidal të njësiteve pushtuese militare, paramilitare dhe policore të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999), por nevjitet që presidenti Aleksandër Vuçiq të gjejë forcë dhe guxim, që ta njohë pavarësinë e Kosovës, e pastaj me t’u kthyer në Beograd,mund të flitet për temat e tjera me interes për të dyja palët.
Në këtë takim serbo-shqiptar për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, Albin Kurti nuk duhet të ndiej veten si “objekt” i dëgjueshëm dhe, të pranojë kushtëzimet e palës negociuese serbe, posaçërisht formimin e “SZO”-së, por të veprojë si SUBJEKT i barbartë me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, ngase prezanton dhe përfaqëson shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, shtet fqinjë i Serbisë kolonialiste.
Së më sipër, nëse në këtë takim arrihet njohja e ndërsjellë e Serbisë dhe e Kosovës, ky do të ketë karakter historik për të dy vendet, sepse në këtë mënyrë do të mbyllej armiqësia mes dy popujve (1876-2023).
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".