Lexoni edhe:
Kongresi amerikan për aferën McGonigal po ja ngushton lakun në qafë edhe kryeministrit Edi Rama
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Marrëveshjet e nënshkruara në Berlin nga 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor i kanë dhënë fund "Ballkanit të Hapur" De-fakto "Ballkani i Hapur"me nënshkrimin e tri marrëveshjeve nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në Berlin, ka përfunduar se qenuri. Nga kjo kohë e nënshkrimit të marrëveshjeve është ky subjekt i tandemit Vucic-Rama inekzistent. Megjithatë, nga Vuçiq dhe z.Rama, si dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut,është vlerësuar "Ballkani i Hapur" si ekzistent, pa qenë i tillë.
- Aprovimi i tri marrëveshjeve në Kuvendin e Kosovës, edhe-de jure iu dha përgjigja "Ballkanit të Hapur" nga Republika e Kosovës. Marrëveshjet e aprovuara në Kuvend janë edhe objekt i "Ballkanit të Hapur", gjë që e bënë edhe juridikisht të pa rëndësishëm dhe inekzistent këtë subjekt.
"Ballkani i Hapur" kishte për objekt qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave, të shërbimeve si dhe njohjen e diplomave e të punësimit. Kategoritë e tilla janë gjithashtu të përfshira dhe të rregulluara në këto tri marrëveshje të nënshkruara në Berlin. Ato u aprovuan në Kuvendin e Kosovës. Së këtejmi, bëhet e qartë se nuk është më nevoja për një subjekt duplifikues me objekte të njëjta. Thjeshtë: Nuk ka nevojë regjioni i Ballkanit për "Ballkanin e Hapur".
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".