Politika plurale dhe demokratike në Shqipëri është bëre mjet për pushtet të pakontrolluar dhe absolut në vend

Politika plurale dhe demokratike në Shqipëri është bëre mjet për pushtet të pakontrolluar dhe absolut në vend
Politika plurale dhe demokratike në Shqipëri është bëre mjet për pushtet të pakontrolluar dhe absolut në vend

Muhamet Kelmendi

  • 03 March 2023 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Socialistët me Z.Rama nuk i respektojnë fare demokratët. Ndërsa, demokratet me z Berisha, i sulmojnë socialistët dhe z.Rama në bashkim të organizuar kriminal për vjedhje të shtetit. Ky konflikt është thelluar. Në keqësimin e gjendjes kanë ndikuar shumë synimet mbi lidhjen e z. Rama me aferën e McGonigal në SHBA . Gjuha në Kuvend është ashpërsuar. Konfliktet janë zgjeruar dhe Edi Rama nuk shkon fare në Kuvend. Z. Berisha ka ngritur grupi politik në Kuvend që vetëm akuzon dhe bllokon Kuvendin. Nuk lejojnë diskutime dhe analiza. Ndërsa, z. Rama as që duket në Kuvend.

-Politika plurale dhe demokratike në Shqipëri është mjet për pushtet të pa kontrolluar dhe absolute në vend. Politika e polarizuar dhe konfliktuoze e ka përcjell Shqipërinë që nga koha e rënies së komunizmit. Aty kemi një duzinë dualizmash me konflikte të ashpra në mes dy poleve të kundërta dhe të pa respektuara kurrë. Në vitin 1989/91 u krijuan në Shqipëri dy grupe politike që u futen në politikë për vdekje. Në njërën anë u riorganizua PPSH në Partinë Socialiste dhe, në anën tjetër u ndërtua Partia Demokratike. Këto dy parti mblodhën rreth vetes subjekte me ideologji politike të përafërta dhe e filluan një luftë për vdekje, duke mos e ruajtur pluralizmin dhe demokracinë si formë e një sistemi demokratik në shoqëri kapitaliste.

Ky kapitalizëm në Shqipëri u thellua midis dy poleve shumë. As ana socialiste dhe as ajo demokrate nuk arritën të kuptojnë se demokracia dhe pluralizmi nuk janë ideologji për të luftuar për vdekje njëra-tjetrën për pushtet, por formë e marrjes së votave për të ardhur në pushtet. Fillimisht PDSH me aleatët e vetë e filloj një hakmarrje të ashpër në Shqipëri. U arrestuan shumë forca politike nga krahu socialistët dhe demokratët kapen pushtetin për të sunduar në mënyrë autokratike, duke mohuar kundër demokratike të shtetit të dala në votat. Kjo politikë e përcjellë me vullgarizëm të ashpër. Pushtetarët e përdorën pushtetin si pronë private. Filluan keqpërdorimet e pushtetit, të financave, si dhe lidhjen me çfarëdo force në rajon e më gjerë për të sunduar dhe bërë përfitime. U krijua kështu një hendek i ashpër. Pala tjetër, socialistët, bënë aksione të ndryshme. Qëllimi ishte largimi nga pushteti të PDSH që e kishte kapur shtetin dhe e kishte shndërruar në pronë private dhe partiake. U pasuruan shumë njerëzit dhe Berisha. Gjendja shkonte duke u keqësuar. Socialistët bënë demonstrata dhe kryen aktivitete tjera.

Populli u ngritë në këmbë dhe erdhi ngjarja e vitit 1997 kur tërë pushteti i z. Berisha ra. U vranë mbi 3 mijë veta. Shqipëria u rrezikua nga Greqia. Ishte intervenimi i Turqisë që ndaloj veprimet greke. Nga kjo doli me vota në pushtet PSSH dhe me aleatët e ndërtuan pushtetin. Nuk u bë hakmarrje dhe as që u arrestua ndokush. U mendua se po ecet para. Shpejtë dolën në shesh kundërthëniet. Ranë socialistët dhe erdhën përsëri demokratët e Berishës në pushtet. Iku z. Nano nga PSSH. Erdhi z. Rama. Mirëpo, loja konfliktuoze vazhdoje deri në vitin 2013. Gjatë kësaj kohe vdiqën nga shpërthimi në Gërdec dhjetëra shqiptar. Në demonstrata, në Bulevard të Tiranës, para Kryeministrisë u vranë nga Garda e Sali Berishës tre demonstrues. Ende nuk ka përgjegjësi. Në zgjedhjet e vitit 2013 fituan socialistët dhe ata po udhëheqin në mënyrë absolute tash e 10 vite. Konfliktet mbetën të njëjta. Palët nuk u afruan në mes veti. Përkundrazi, u ashpërsuan dhe tash Sali Berisha si udhëheqës i polit të demokratëve dhe Edi Rama i socialistëve kanë ashpërsuar gjuhën dhe konfliktet janë thelluar. Asnjëri pol nuk po merr masa të afrimit të tyre në Kuvend për një jetë politike demokratike të shtetit. Pluralizmi nuk mundë të jetoj pa dualizëm politik në parlament.

E kjo kërkon ndërgjegje,mendime krijuese, analiza plurale dhe veprime konstruktive. Kuvendi nuk është vend për luftë po për zhvillime politike në zgjidhjen e problemeve të Republikës së Shqipërisë. E kundërta po ndodhë. Socialistët me Z. Rama nuk i respektojnë fare demokratët. Ndërsa, demokratët me z Berisha, i sulmojnë socialistët dhe z. Rama në bashkim të organizuar kriminal për vjedhje të shtetit. Ky konflikt është thelluar. Në keqësimin e gjendjes ka ndikuar shumë synimet mbi lidhjen e z. Rama me aferën e McGonigal në SHBA . Gjuha në Kuvend është ashpërsuar. Konfliktet janë zgjeruar dhe Edi Rama nuk shkon fare në Kuvend. Z. Berisha ka ngritur grupi politik ne Kuvend që vetëm akuzon dhe bllokon Kuvendin. Nuk lejojnë diskutime dhe analiza. Ndërsa, z. Rama as që duket në Kuvend. Z. Spiropali dhe Taulad Balla dalin përball dhe kundërshtojnë të dhënat e demokratëve “kryengritës” në Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi është politizuar ashpër. Konfliktet janë thelluar dhe akuzat janë pa mbarim. Shkohet nga akuzat për vjedhje të fondeve të shtetit, deri te akuzat për krime financiare ndërkombëtare dhe në bashkëpunim me kriminelët rus në Moskë. Veç kësaj, kemi shumë veprime të pa qarta politike. Qeveria e z. Rama fare nuk interesohet për të ardhmen e Kosovës, të Luginës etj. Po vepron me një gjuhë politike, tamam sikur mos të ishte shteti shqiptar atdhe i shqiptarëve. Edhe tash për planin franko - gjerman u deklarua z. Rama me një gjuhe asnjanëse. U duke sikur po deklarohet për një ngjarje në Afrikë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".