Edi Rama me sjelljet perverse politike dhe aferat për korrupsion është duke e dëmtuar Shqipërinë dhe Kosovën

Edi Rama me sjelljet perverse politike dhe aferat për korrupsion është duke e dëmtuar Shqipërinë dhe Kosovën
Edi Rama me sjelljet perverse politike dhe aferat për korrupsion është duke e dëmtuar Shqipërinë dhe Kosovën

Skender Mulliqi

  • 04 March 2023 - 09:27

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Heshtja në përkrahje të Kosovës, edhe në takimin edhe për takimin e fundit të Brukselit, flasin për orientimin e Ramës në përkrahje të politikave të shovinistit serb, Vuçiq. Mos ngritja zërit në përkrahje të Kosovës që shumë kohë nga ana e Tiranës zyrtare, është duke e dëmtuar shumë Kosovën dhe të ardhmen e saj, e gjithashtu është duke i dëmtuar interesat e shqiptarëve në rajon. Rama që shumë kohë është duke koketuar më Vuçiqin lidhur më temën e Ballkanit të Hapur që është ide shoviniste e botës serbe, elaborat ky famëkeq i Akademisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe. Kosova është kundër këtij plani, është me Procesin e Berlinit. Edi Rama me sjelljet perverse politike, dhe aferat për korrupsion , është duke e dëmtuar Shqipërinë si në planin e brendshëm politikë, po ashtu edhe më shumë në planin e jashtëm.

-Takimi i Brukselit ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në praninë e përfaqësuesve special për Kosovën, Borrell dhe Lajqak, pos pajtueshmërisë dy palëshe për planin franko-gjerman , nuk solli ndonjë firmosje. Vuçiqi ishte ai që në mënyrë gojore u pajtua më planin por që ende nuk ka pranuar për ta nënshkruar në këtë takim. Kjo është një temë e posaçme por që lidhet më deklarimet e vazhdueshme kontroverse të kryeministrit të Shqipërisë , Edi Rama. Ai së bashku më Abazoviqin në takimin përbashkët të dy qeverive që e patën në Podgoricë, pikërisht në datën kur edhe mbahej takimi i Brukselit, tha se e përkrahë planin franko-gjerman , por asgjë më shumë që të tërheqë vëmendjen e opinionit të gjerë publik , e që më në fund është pritur, kur dihej rëndësia e këtij takimi për Kosovën dhe të ardhmen e saj .Nuk është për të na çuditur tek e fundit, as deklarimi tjetër në vazhdën e deklarimeve fyese për shqiptarët, e veçmas kur bëhet fjalë për temën e dialogut Kosovë –Serbi, duke thënë së” Superfuqitë duhet ti kapin për veshi sa herë që zihen”. Ky deklarim i Ramës nuk është aspak diplomatik, është gjuhë e kafeneve dhe si takon një kryeministri serioz . Heshtja në përkrahje të Kosovës, edhe në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, të gjitha këto flasin për orientimin e Ramës në përkrahje të politikave të shovinistit serb, Vuçiq.

Mos ngritja zërit në përkrahje të Kosovës që shumë kohë nga ana e Tiranës zyrtare, është duke e dëmtuar shumë Kosovën dhe të ardhmen e saj, e gjithashtu është duke i dëmtuar interesat e shqiptarëve në rajon. Rama që shumë kohë është duke koketuar më Vuçiqin lidhur më temën e Ballkanit të Hapur që është ide shoviniste e botës serbe, elaborat ky famëkeq i Akademisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe. Kosova është kundër këtij plani, është më Procesin e Berlinit. Edi Rama më sjelljet perverse politike, dhe aferat për korrupsion , është duke e dëmtuar Shqipërinë si në planin e brendshëm politikë, po ashtu edhe më shumë në planin e jashtëm. Nëse dikush duhet kapur për veshi së pari nga shqiptarët , është vet Rama, i cili e ka sjellë vendin e vet në mjerim social dhe në largime masive të të rinjve nga vendlindjet e tyre. Më dy fije mend në kokë nuk bëhet deklarimi se duhet ngre veshin Kosovës, duke vënë paralele të rrezikshme më Serbinë ,e cila shkaktojë gjenocid mbi shqiptarët. Veshin duhet ngre fortë Vuqiqit e Ramës bota perëndimore , e që për fat të keq ende nuk po e bëjnë, duke e ditur së kemi të bëjmë dy persona të dëmshëm për proceset demokratike.

Është për studim se si Rama, po përkrahë një ish eksponent në pushtet të kryekriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq, dhe kriminelit tjetër, Voisllav Sheshel. Kryeministri Rama i dinë mirë planet ekspansioniste të Serbisë dhe të Rusisë në rajon , dhe planet që përmes “Zajednicën” të ndahet Kosova mbi bazat etnike. Nuk ka mundësi njeriu ti përmbledhë në një shkrim të vetëm të gjitha gabimet politike të Edi Ramës për këto 10 vite sa është në pushtet, ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në trojet etnike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".