Lexoni edhe:
Për shkak të aferave korruptive të Ramës, Shqipëria është shtet nën hetim nga BE-ja, po rrezikohet edhe me izolim
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Tash e pesë vite luhet me viza nga BE-ja për Kosovën. Kjo lojë bëhet vetëm për një qëllim të qartë politik. Nuk është në pyetje ndonjë kusht i paraqitur, që gjoja nuk është i plotësuar. As ndonjë çështje sociale a ekonomike, pse nuk hiqen vizat. Këshilli i Ministrave të BE-së e kanë ndërlidhur heqjen e vizave me planin e BE-së dhe të SHBA-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Miratimi i këtij plani dhe arritja e marrëveshjes për zbatim është kusht për liberalizim të vizave.
Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk varet nga vendimet e ndonjë organi të BE-së, që nuk vjen nga niveli më i lartë i Këshillit të Evropës të BE-së, e ku bëjnë pjesë kryeministrat apo presidentet e shteteve anëtare të BE-së. Në fakt, Kosova i ka plotësuar kushtet e kërkuara për heqjen e vizave që në vitin 2018. Tash e pesë vite luhet me viza nga BE-ja për Kosovën. Kjo lojë bëhet vetëm për një qëllim të qartë politik. Nuk është në pyetje ndonjë kusht i paraqitur, që gjoja nuk është i plotësuar. As ndonjë çështje sociale a ekonomike, pse nuk hiqen vizat. Këshilli i Ministrave të BE-së e kanë ndërlidhur heqjen e vizave me planin e BE-së dhe të SHBA-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Miratimi i këtij plani dhe arritja e marrëveshjes për zbatim është kusht për liberalizim të vizave. Së këndejmi nuk dihet kur futet në fuqi liberalizimi i vizave për Kosovën. Nënshkrimi i planit dhe arritja e marrëveshjes zbatuese është fakt që ndërlidhet me liberalizimin e vizave, me ndonjë datë të BE-së, ose me 1 Janar 2924. Tash është vështirë të tregohet dhe të prognozohet data e liberalizimit. Është mirë që në Këshillin e Ministrave të BE,së janë përmendur dy data të liberalizimit të vizave. Nëpërmjet kësaj tregohet se BE është e vendosur që të kemi marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Me këtë ndërlidhet liberalizimi i vizave.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".