Lexoni edhe:
Marrëveshja e Ohrit me Kosovës dhe Serbisë mundë të jetë e rrezikuar nga ndërmjetësit e dialogut që Serbia do të provon për ti korruptuar
Shkruan: Dr. Hysni Aliu
Kosova dhe Shqipëria si një komb dhe dy shtete duhet të mësojnë nga njëra tjetra, ta përkrahin njëra tjetrën dhe të veprojnë si një, në rajon, Evropë dhe botë. Kjo gjë, tani për tani duket e vështirë, duke marr parasysh që në Kosovë kemi një qeveri e presidencë që interesin e shtetit e ka para individit, duke e bërë shtetin një shërbyes për individin, por pas kontributit të secilit individualisht në ngritjen dhe forcimin e shtetit, kurse në Shqipëri e kemi të kundërtën.
-Rezoluta e PE-së dhe kritikat që ju bënë qeverisë së Shqipërisë për " pasaportat e arta dhe " dhe amnistinë fiskale, dhe mos hapjen e dosjeve të komunizmit, dhe pengesat që i bëjnë këto gjëra Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian, kurse nga ana tjetër ngritja e Kosovës madje me nga 20 vende më lart në ranglistat e vendeve që luftojnë korrupsionin, dhe thellojnë rrënjët e demokracisë e mirëqenies sociale, tregon që Shqipëria dhe Kosova jetojnë dhe udhëhiqen nga dy bota të ndryshme, ku Shqipëria drejtohet nga krimi i organizuar ashtu siç u udhëhoq Kosova për 20 vite, derisa erdhi në pushtet qeveria Kurti, ndërsa Kosova e ka marr rrugën e vetë të integrimit në BE, duke aplikuar për statusin kandidat dhe duke marr liberalizimin e vizave, madje me miratimin edhe të 5 vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.
Unë besoj që diaspora shqiptare e Shqipërisë së bashku me ne të Kosovës si përkrahës të ndryshimit tek kombi ynë, duhet të fillon një proces ku do të bëheshin hapa rrënjësore në ndryshimin e situatës në politikën e Shqipërisë, ku kemi një lloj lëvizje në një rreth vicioz( riciklim të mbeturinave) ku çdo gjë sillet rreth Berishës, Rames e Metës, duke i lënë tërësisht jo funksional dhe të pa dobishëm intelektualët e Shqipërisë brenda dhe jashtë vendit.
Shkurt me thënë, Shqipërisë i nevojitet një Albin Kurti i Shqipërisë, dhe një diasporë ashtu siç është diaspora e Kosovës, për të bërë ndryshimin që kombi ynë meriton dhe ka aq shumë nevojë.
Unë Besoj që rrjetën e merimangës Berisha, Rama, Meta, duhet ta prish posaçërisht diaspora e Shqipërisë, sepse popullatës vendase kjo rrjetë siç po duket ua ka mjegulluar jo vetëm sytë por edhe mendjen, duke bërë një shpëlarje të trurit në stilin e terroristëve, ku njerëzit binden që një mënyrë e caktuar e të vepruarit dhe një individ i caktuar është e vetmja rrugëdalje për të ndryshuar gjërat. Ky është një problem psikologjik, që ju ka shkaktuar popullatës së Shqipërisë që nga koha e komunizmit dhe që po zgjatë deri më sot. Psikologjikisht kur analizohet, është vërtetuar që njeriu më shumë preferon të qëndroj në një situatë të pakëndshme, si në një balon të mbushur me ajr, sepse frikësohet që ndryshimi që do të tenton ta bënë, është për të i rrezikshëm dhe do të jetë në atë tentim ndryshimi i pasuksesshëm, si rrjedhojë pranon të jetoj në një robëri të pa shpallur por që i mundëson të drejtën e jetës edhe pse shpesh pa identitetin e duhur. Një adaptim i tillë që është bërë në Shqipëri, ju mundëson robëruesve të udhëheqin edhe më tutje, pa pasur rezistencën e nevojshme që do qonte tek ndryshimet. Së këndejmi diaspora e Shqipërisë është e vetmja shpresë ndryshimi, diasporë e cila duhet të përkrahet edhe nga vendet mike perëndimore, për të gjetur dhe ngritur një figurë të kalibrit të Albin Kurtit, e cilat figurë do të zvogëlonte dhimbjet e kombit shqiptar, por do të lehtësonte edhe problemet e Evropës që shpesh ndërlidhen me kriminalitetin në Shqipëri. Kjo do të ndihmonte edhe integrimin e Ballkanit në BE dhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".