Kryeministër Kurti ki mendjen, mos e ndrysho qëndrimin për Zajednicen!
Fadil Maloku
Shkruan:Sociologu: Fadil Maloku
"Loja"e rrenës dhe mashtrimit që në historinë e Serbisë njihet edhe çmohet si një ndër "virtytet më të rëndësishme" në etnopsikologjinë, mentalitetin dhe diplomacinë e sajë. Kështu të paktën na mëson babai i kombit serb Dobrica Qosiq. Kjo është duke u "testuar" dhe promovuar edhe në "Marrëveshjen për normalizim"!
-Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, i ndikuar dhe i fascinuar pikërisht nga ky "virtyt" kombëtar, përmes insistimit që së ari të implementohet Asociacioni, e më pastaj zbatimi i Marrëveshjes franko-gjermane, po dëshiron të siguroj garanci ndërkombëtare për siç shpreson dhe aludon ai, "gurin themeltar" të shtetësisë së ardhshme të një "Republika Serpska të Kosovës". Madje këtw po dëshiron ta arrij edhe me aminin e Amerikës dhe Evropës, e cila në një të ardhme të afërt shpresohet që të njihet, si nga Kosova, me kushtëzim për njohje të pjesës së mbetur që s'i mbetet më asnjë vlerë ekonomike, ashtu edhe nga BE me kushtëzim për kinse "shkurorëzim" nga Rusia!
Kryeministër, hap sytë e mos u ndiko nga ky virus virtyt i njohur tashmë i "kulturës" dhe i etnopsikologjisë serbe!?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".