Gjykata Themelore në Prishtinë kualifikon në vepër penale veprimet jo penale ndaj Prof.dr.Muhamet Kelmendit
Muhamet Kelmendi
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Nga 1. Tetori i vitit 2018 e deri ne 31. Dhjetor te vitit 2019 , isha Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës. Mandati zgjati 15 muaj. Pas emërimit si Zëvendësministër nga Agjencia e Anti Korrupsionit kërkohet nga unë të mbushi disa formular lidhur me të ardhurat personal dhe me pasurinë e disponuar. Formularët u nxorën nga asistentja e ime dhe u dhanë të dhënat për periudhën kohore si Zëvendësministër. Deklaroj, theksoja në formular, se deri më 1.Tetor 2018 isha profesor dhe dekan në Fakultetin Juridik në Kolegjin AAB. Nga 1 Tetori më pushoj puna nga pozita e dekanit dhe profesorit, sepse me datën 18.Nëntor 2018 duhej të shkoja në pension. Mbeta vetëm si profesor jo i rregullt me disa orë në javë. Më 01.Tetor.2018 fillova si Zëvendësministër. Në deklaratën e mbushur me ndërgjegje dhashë këto të dhëna: 1. Në marrëdhënie pune si Zëvendësministër isha nga 01.Tetori . 2018. Të ardhurat neto ishin 1130 euro në muaj. 2. Nga data 18. .Nëntor. 2018 u pensionova dhe pensionin e kisha 416 euro në muaj nga Trusti për Pension për 70 muaj. 3. Kisha një banesë në Prishtinë me madhësi 67 metra katror.
Vlera e banesës ishte rreth 40- 50 minj euro. 4.Tokë në Llabjan të Pejës, ende në bashkësi të familjes, e pa ndarë. Vlerën nuk e di as sot. 5. 6 orë mësim i kisha në AAB me honorar. Pasuri tjetër as atëherë dhe as sot nuk kam. Këto të dhëna ia dhamë Agjencisë së Anti Korrupsionit. Ajo paraqiti fletëparaqitje pa paralajmërime dhe pa kërkuar me shkrim të dhëna tjera pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Prokuroria ngriti padi. Në prokurori të njëjtat të dhëna i dhashë. Aktakuza ishte tash nga Prokurorja e Prokurorisë, në Prishtinë z . Elizabeth Bajrami Kastrati, për kohën nga 1 Janari i vitit 2018 e deri më 1 Tetor të të njëjtit vit. Paska pas qenë e obligueshme të japi të dhëna për tërë vitin kalendarik, përkatësisht edhe për kohën kur Isha profesor, e jo vetëm për kohën sa isha Zëvendësministër. Kjo harresë e pavetëdijshme u vlerësua nga prokuroria në vepër penale. Nuk u kërkua nga unë me shkrim ndonjë plotësim i të dhënave. U ngritë aktakuza kundër meje, fare pa rënë në kontakt AKK me mua. Me datën 18. Mars në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga Gjykatësja z. Donika Shala Abdyli, u shty gjykimi, sepse përfaqësuesit e AKK-së, nuk ishte prezent.
Megjithatë, në gjykatë u tha se mos dhënia e të ardhurave për vitin kalendarik 2018, edhe për kohën si profesor, pa qenë Zëvendësministër, është vepër penale. Gjykimi u shty. Shpenzimet shkojnë. Gjykatësja nuk ka tjetër punë!!!??. Dua të them: Ky është një kualifikim abstrakt, aspak i mbështetur në ligj. Gjatë kohës si profesor dhe dekan unë kamë pasur të ardhura të rregullta nga Kolegji AAB. Asnjë cent nuk e kam marre nga organet e shtetit. Koha dhe të ardhurat në AAB nuk kanë të bëjnë me punë pranë institucioneve të shtetit. Unë nuk Isha i punësuar në pushtet. Këtë doja të deklaroja në prokurori dhe në gjykatë. Gjykata nuk me la të deklarohem. U krijua një gjendje jo e mirë. Më nxorën jashtë pa dhënë deklaratë.
Shkaku i aktakuzës dhe të gjykatës këtu del se është një pozicion jo juridik i gjykatës ndaj peronalitetit tim si njeri. Unë në jetën time kam shkruar shumë artikuj mbi keqpërdorimet në prokurori dhe nëpër gjykata. Këtu duket ishte shkaku pse nga prokurorja dhe nga Gjykata u vlerësua vepra penale. Thjeshtë hakmarrje nga pozita e shtetit. Unë jam për shtet ligjor, prokurori të pavarur dhe gjykatë që respekton ligjin. Hakmarrja është e ndaluar. Ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë me propozimin e Prokurores së Prokurorisë Themelore morri bazën e hakmarrjes për të treguar ndaj meje gjoja ligj. Marri! Jo pa bazë akuzohen prokurorët dhe gjyqtarët në subjekte që keqpërdorin pozitën e tyre në punë. Kishte dhe ka shumë "thash e të thëna". Kjo sot më bindi në padrejtësi. Vetëm pse janë gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa unë kritikues e analist, u nxora jashtë nga gjyqi. Asnjë fakt tjetër nuk ekziston. Këtej është e domosdoshme që në Kosovë të kemi VETTING. Dukuritë e tilla keqbërëse nuk ndalen pa VETTING. Gjyqtarët dhe prokurorët që gjenden të punësuar nëpër gjykata e në prokurori vetëm me kritika, pa masa konkrete të VETTING-ut nuk spastrohet sistemi. Gjyqtari dhe Prokurorja sot bënë vepër penale. Por, kush t'i kontrollon dhe të merr masa?! Nuk ka mekanizëm juridik. KPK dhe KGJK janë leva të njëjta me prokurorët dhe me gjyqtarët. Janë i njëjti brumë. Pra,mbetet vetëm VETTING-u. Rrugë tjetër nuk ka.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".