Lexoni edhe:
Amerika po e merr përsipër dekriminalizimin e shtetit shqiptar nga narko mafia
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
.Kjo "marrëveshje e mirëkuptimit evropiane" dhe anekset e saja, si të tilla të pa nënshkruara, paraqesin lojën politike të politikë bërësve evropian e amerikan , dhe hipokrizinë e politikë bërësve ballkanas, për blerjen e kohës dhe pritje për rrethanat më të favorshme për palët , e sidomos për Serbinë. Dhe për rrjedhojë , "marrëveshja e mirëkuptimit dhe anekset e saja" ,në termin juridik do të thotë"bona fida"e që prodhon efekt juridik nul për palët, dhe si e tillë është e pa zbatueshme.
Presidenti i Serbisë,Aleksandër Vuçiq ,po shprehet se; "Serbia nuk ka obligim ti implementoj ato pjesë të "Marrëveshjes evropiane të mirëbesimit" , e të cilat ajo i konsideron si jo të favorshme për interesat e shtetit serb".
Amerika po e merr përsipër dekriminalizimin e shtetit shqiptar nga narko mafiaLexoni edhe:
Madje ,presidenti serb Vuçiq ,vazhdon se pikat, 4 dhe 7 e "marrëveshjes të mirëbesimit evropian" , janë të pa pranueshme për interesat e shtetit serb,dhe ku thuhet në pikën katër," se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare,dhe vazhdon se Asociacioni i komunave veriore me shumicën e qytetarëve kosovar të etnisë serbe ,duhet të ketë referencën e implementimit të marrëveshjeve të Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, dhe jo Aneksin e Ohrit që i referohet 'marrëveshjes bazë të Brukselit' në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vuçiq vazhdon të thotë se kjo marrëveshje e pranuar gojarisht nga pala serbe si koncept, dhe e pa nënshkruar ,nuk shpreh karakterin juridik të obligimeve ndaj palëve, dhe si të tillë, Serbia do ti zbaton, vetëm ato pjesë të kësaj 'marrëveshje të mirëkuptimit' të cilat janë të favorshme për Serbinë. Dhe në teorinë dhe praktikat juridike të së drejtës ndërkombëtare ,'marrëveshjet e mirëkuptimit ' dhe të pa nënshkruara nga palët, nuk paraqesin obligimin e palëve, për implementimin, përveç rasteve kur palët shprehin vullnetin e tyre për implementimin.
Në takimin e Ohrit është vendosur për fatin e Ballkanit Lexoni edhe:
Pala kosovare nga ana tjetër shprehet ,nga kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, duke bërë publike qëndrimin e vetë rreth marrëveshjes bazë të akorduar nga palët në Bruksel më 27 shkurt dhe aneksin e akorduar më 18 mars në Ohër ,dhe ka theksuar, se Kosova është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen,por pala serbe po refuzon të bënë të njëjtën ,duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe SHBA- ve, që të ndikojnë në palën serbe, në nënshkrimin e marrëveshjes dhe aneksit të saja, e cila pas nënshkrimit të palëve , marrëveshja do të ketë karakterin obligator ndaj palëve.
Kjo "marrëveshje e mirëkuptimit evropiane" dhe anekset e saja, si të tilla të pa nënshkruara, paraqesin lojën politike të politikë bërësve evropian e amerikan , dhe hipokrizinë e politikë bërësve ballkanas, për blerjen e kohës dhe pritje për rrethanat më të favorshme për palët , e sidomos për Serbinë. Dhe për rrjedhojë , "marrëveshja e mirëkuptimit dhe anekset e saja" ,në termin juridik do të thotë"bona fida"e që prodhon efekt juridik nul për palët, dhe si e tillë është e pa zbatueshme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".