Lexoni edhe:
Bandës së krye mafiozit Edi Rama po i vjen fundi i turpshëm, i programuar për të përfunduar prapa grilave amerikane
Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava
Akoma pa u miratuar ligji Vetting, dhe pa filluar së pastruari institucionet e drejtësisë, gjyqësori dhe Prokuroria, emërimet e reja po vazhdojnë në të dy shtyllat, edhe në gjyqësor edhe në Prokurori, pa e analizuar si duhet punën e tyre dhe pa dhënë askush përgjegjësi për rezultatin e dobët që deri tash është treguar, arkivat e lëndëve të pa zgjidhura që janë grumbulluar. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës ka dekretuar edhe 21 prokurorë të rinj me mandat fillestar për tre vite, ndërkohë që të njëjtit do të sistemohen në prokuroritë themelore. Këta 21 prokuror të rinj, do të ju bashkohen 180 prokurorëve të deritashëm dhe kështu shifra e tyre arrin në 200 prokuror në nivel vendi.
-Qeveria në pushtet që i fitoj votat mbi 50%, me premtimet e dhëna elektoratit se do ta luftoj krimin në përgjithësi në mënyrë të pamëshirshme, me premtimin e dhëna elektoratit se si të vjen në pushtet do ta jetësoj ligjin e Vettingut, edhe që ndërmori do veprime posa erdhën në pushtet për jetësimin e këtij ligji, elektorati edhe më tutje po e pret ta sheh jetësimin e këtij ligji në vepër, por qe një kohë të gjatë tani nga ato premtime u harrua ai ligj, dhe s’paku më nuk po përmendet, gjë që tani edhe popullata është e shqetësuar nga mos veprimet permanente të realizimit të këtij ligji, dhe nëse vazhdohet kështu që të harrohen ato premtimet e dhëna elektoratit para zgjedhjeve, edhe kjo parti në pushtet tani do të radhitet si partitë tjera që jepnin premtime të mëdha deri vinin në pushtet, e pasandaj i harronin ato premtime, por elektorati është ai që prapë në zgjedhjet e radhës ua jep votat partive më të pastërta që i përmbahen realizimit të premtimeve të tyre, prandaj tani ekziston dyshimi se po lihet në harresë dhe zvarritet procesi i Vettingut në sistemin e drejtësisë një proces i shumë proklamuar dhe premtuar fillimisht në fushatë zgjedhore nga partia në pushtet, dhe tani nga Qeveria dhe partnerët e koalicionit me LVV-në.
Akoma pa u miratuar ligji Vetting, dhe pa filluar së pastruari institucionet e drejtësisë, gjyqësori dhe Prokuroria, emërimet e reja po vazhdojnë në të dy shtyllat, edhe në gjyqësor edhe në Prokurori, pa e analizuar si duhet punën e tyre dhe pa dhënë askush përgjegjësi për rezultatin e dobët që deri tash është treguar, arkivat e lëndëve të pa zgjidhura që janë grumbulluar. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës ka dekretuar edhe 21 prokurorë të rinj me mandat fillestar për tre vite, ndërkohë që të njëjtit do të sistemohen në prokuroritë themelore. Këta 21 prokuror të rinj, do të ju bashkohen 180 prokurorëve të deritashëm dhe kështu shifra e tyre arrin në 200 prokuror në nivel vendi. Pra, në vend të racioinalizimit, adresimit të përgjegjësisë dhe llogaridhënies, edhe në këtë shtyllë, njësoj sikur në gjyqësor, kemi trend të “mbi popullimit”, ngarkesës me personale jo efikas dhe jo efektiv, që paraqet ngarkesë plus për buxhetin e shtetit, por nuk premton asgjë për rritje të efikasitetit, të zbatimit të drejtë të ligjit, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Në ceremoninë e betimit, Presidentja Osmani ka theksuar se integriteti dhe profesionalizmi i prokurorëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazinë dhe besimin qytetar, por a ka harruar ta rikujton dhe ti porositë ata se shumë shpejtë mundë të jenë objekt trajtimi e vlerësimi edhe nga ligji Vetting. Në bazë të kësaj çfarë u tha deri me tani gjithsesi se është duke u vonuar tej mase për miratim në Kuvend ligji Vetting, për të filluar dhe pastruar gjithë sistemin e drejtësisë që me dekada ka bashkëjetuar me krimin e organizuar. Qeveria në pushtet duhet ti përmbahet premtimeve të dhëna para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve dhe të angazhohet që ky ligji në fjalë të jetësohet dhe të fillohet me pastrimin e institucioneve të shtetit, nga ngërzit që nuk e meritojnë të jenë në ato vende pune të atyre institucioneve, që sikur që dihet se si pasojë e atyre njerëzve që gjinden në ato poste të institucioneve shtetërore, tani jo rastësisht jemi shteti ma i izoluar në Evropë, gjë që pa një spastrim detal të atyre institucioneve, vështirë se do të na hapen dyert drejt shteteve të BE-së.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".