Lexoni edhe:
Qeveria Kurti është duke harruar Vettingun, gjyqësori dhe prokuroria të ngarkuar me staf të pa pastruar dhe pa verifikuar
Shkruan: ANALISTI - Rexhep Shahu
Nuk kemi fuqi për luftë, askush nuk del në luftë, nuk kemi fuqi as për paqe pa amerikanët e miqtë ndërkombëtarë. Ata që japin këshilla se duhet ti bëjmë vetë punët dhe vlerësojnë faktorin e brendshëm me shume se faktorin e jashtëm amerikan, shihen në lluma uji dhe pëlqejnë vetën. As kemi mundë as mundim ta çlirojmë Kosovën e ta fitojmë lirinë e pavarësinë e ta mbrojmë sot Kosovën kurrë pa amerikanët. 80 vjet nuk e kemi fitue e sot që i ikin luftës me shume se kurrë nuk do ta fitonim as për 180 vjet.
-Do ta nisja kështu një paraqitje të asaj që ndodhi në Oher: Vuçiqi gradualisht ka mbete në rrethim nga presioni ndërkombëtar. Albin Kurti që mohonte e kundërshtonte gjithçka,duke e vra Albinin e dikurshëm refuzues, arriti të pranojë këshillat e miqve amerikane dhe evropiane që kanë bërë për Kosovën me shume se gjithë qortuesit e Kurtit bashkë. Kurti dhe Kosova u bindën se duhet paguar edhe diçka tjetër, duhet paguar për më shumë siguri për serbët e mbetur në Kosovë në këmbim të paqes e normalizimit të jetës. Kosova nuk është më e Serbisë, është e shqiptarëve falë së pari amerikanëve e vendeve të NATO-s dhe luftës së UÇK e gjakut të gjithë shqiptarëve. Bisedimet që bëhen e zvarriten nuk kanë diskutuar asnjëherë lirinë e pavarësinë por veç siguri e garanci për serbët sidomos pas trimërisë se sponsorizuar të shqiptareve të 2004. Dhe mendoj duhet ta them për gjithë qortuesit e përkrahësit e Kurtit, se asnjë njeri i gjallë nuk do të bënte ndryshe sa bëri kohët e fundit Albin Kurti në arritjen e marrëveshjes e pranim e planit franko gjerman.
Askush nga qortuesit e Kurtit nuk mori pushkën të shkonte ta mundte Serbinë, askush që qorton Amerikën nuk ka bërë e nuk mundet të bëjë për Kosovën sa ka bërë Amerika. Askush që qorton Amerikën dhe i dikton asaj se çfarë duhet të bëjë nuk ka kontribut sa amerikanët për Kosovën. Asnjë falsifikues që qorton gjërat që po ndodhin nuk ka tagrin moral të japë këshilla sepse nuk i jemi gjet Kosovës kur i jemi dashtë dhe sot luftojmë me fjalë për Kosovën nga tastiera e telefonave celularë. Nuk kemi fuqi për luftë, askush nuk del në luftë, nuk kemi fuqi as për paqe pa amerikanët e miqtë ndërkombëtarë. Ata që japin këshilla se duhet ti bëjmë vetë punët dhe vlerësojnë faktorin e brendshëm me shume se faktorin e jashtëm amerikan, shihen në lluma uji dhe pëlqejnë vetën.
As kemi mundë as mundim ta çlirojmë Kosovën e ta fitojmë lirinë e pavarësinë e ta mbrojmë sot Kosovën kurrë pa amerikanët. 80 vjet nuk e kemi fitue e sot që i ikin luftës me shume se kurrë nuk do ta fitonim as për 180 vjet. Ata që bëjnë trimin dhe dalim partizane nëpër televizione e Facebook nuk ia kanë vu gjoksin luftës në kohën e Luftës dhe nuk kanë kapë pushkë me forcë aq sa Albini. Njerëzit përditë e më shumë po lodhen me tallava bisedimesh dhe duan të jetojnë, nuk kanë pritje të luftojnë as me fjalë si analist at nëpër televizione.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".