Lexoni edhe:
Në Ohër u bë de fakto ndarja dhe copëtimi me Asociacion i Republikës së Kosovës
Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami
Atëherë, kur Kosova gjendet në krizën më të madhe të agresionit serb ndaj shtetësisë së Kosovës, apo kur kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare në kërkimin e gjetjes së hapësirave për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë ,Shqipëria politike , krijon trazira false e konflikte brenda veti, për të ulur fuqinë negociuese në Kosovë, me Serbinë, dhe për të përçuar mesazhe te vendimmarrja ndërkombëtarët , se shqiptarët nuk kanë kapacitet për të qenë faktori shtetëror stabilizues në rajon.
-Shqipëria e ka aftësinë e prodhimit dhe të eksportimit të drogës,prostitucionit,e vrasjeve. Kjo është e tëra që e bënë Shqipëria. Qeveria shqiptare përdor fondet publike për të luftuar opozitën përmes personave të paguar,e të cilët mund të kenë ndikim në vendimmarrjes politike të Shtëpisë së Bardh amerikane, apo edhe në oligarkinë politike të Putinit, kundër shtetit të Shqipërisë. Opozita, merr fonde nga mafia ruse, e lidhur me politikën shtetërore ruse , për të rrëzuar me dhunë qeverinë shqiptare, apo për të nxitë luftën civile të popullit shqiptarë, vetëm për një qëllim, marrjen e pushtetit edhe atëherë kur e shkatërrojnë shtetin dhe u shërbejnë interesave të huaja.
Mediat në Shqipëri, janë aq destruktive, sa që asgjë tek publiku shqiptarë nuk bartin ndonjë opinion apo formim të vetëdijes demokratike, për qeverisje demokratike, apo nxitjen dhe vetëdijesimin e qytetarëve shqiptarë , për angazhimin e tyre për të jetuar me punë të ndershme dhe për të zgjedh,përkrah dhe mbajtur të përgjegjshme, një qeveri të ndershme, demokratike , dhe e cila do ti shërbente mirëqenies së përgjithshëm të qytetarëve shqiptarë, e jo duke marr fonde të pagesave nga krimi i drogës, dhe parave të pista, mediet shqiptare u shërbejnë krimit nga droga,prostitucioni dhe vrasjet për çdo ditë,dhe të njëjtat media u shërbejnë krimit politikë shtetëror dhe opozitar.
Në Ohër u bë de fakto ndarja dhe copëtimi me Asociacion i Republikës së KosovësLexoni edhe:
Shqipëria, është një shtet dhe shoqëria mjerisht e dështuar, dhe ajo mbi jeton vetëm nga e keqja nga kjo e keqe është e vërshuar në çdo individ shqiptarë. Këtë të keqe mundohen të bartin edhe në Kosovë, dhe kudo që ata/ato munden. Shiko ,si vepron politika në Shqipëri ,si ajo në pozitë dhe opozitë ,kur dështojnë me këtë qasje negative politike, dhe nuk marrin përkrahjen e agjendave politike ndërkombëtare perëndimore, i kundërvihen aleancës perëndimore, duke u lidhur me 'mafien politike ruso-serbe' në dëm të kauzës kombëtare shqiptare, e veçmas të shtetit të Kosovës, përmes projekteve politike ruso-serbe të "Open Ballkan" , apo të formave tjera.
Atëherë, kur Kosova gjendet në krizën më të madhe të agresionit serb ndaj shtetësisë së Kosovës, apo kur kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare në kërkimin e gjetjes së hapësirave për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë ,Shqipëria politike , krijon trazira false e konflikte brenda veti, për të ulur fuqinë negociuese në Kosovë, me Serbinë, dhe për të përçuar mesazhe te vendimmarrja ndërkombëtarët , se shqiptarët nuk kanë kapacitet për të qenë faktori shtetëror stabilizues në rajon. Edhe rasti i fundit i marrëveshjes në Ohër i Kosovës dhe Serbisë, apo edhe në rastet tjera në Bruksel,politika shqiptare ka mbajtur qëndrimin publik, dhe kanaleve tjera diplomatike, sikur proceset të jenë duke u zhvilluar diku në një vend të skajshëm afrikan, e jo brenda kombit dhe rajonit shqiptarë. Kjo është Shqipëria e sotme, politike e zhytur në krim,drogë,vrasje, dhe e mbuluar nga e keqja djallëzore, e që mundohet këtë të keqe, të bartë tek bashkëkombësit e vetë, dhe popujve tjerë për rreth?!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".