Lexoni edhe:
Taktizimi i Aleksandër Vuçiqit në Ohër me tri fitoret e reja duke mos nënshkruar marrëveshjen dhe mashtruar faktorin ndërkombëtar
Shkruan:ANALISTI - Dardan Grapci
Raporti i fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Shqipërinë duhet të merret seriozisht nga qytetarët e Shqipërisë, sepse Amerika është i vetmi shtet që mendon për forcimin e të gjitha shtyllave të shtetit ligjor në Shqipëri, ofron siguri për sovranitetin dhe integritetin. Prandaj qytetarët duheni të mendojë për të ardhmen e tyre dhe të shtetit, duke i votuar njerëzit e duhur, e jo ata që e kanë bërë Shqipërinë shtet mafioz dhe të korruptuar.
-Mos të harrojmë se SHBA-ja ka qenë ajo e cila shqiptarët i ka shpëtuar nga kthetrat e bandave ilegale të narkotikëve, prandaj edhe tash e kanë shansin të dalin dhe votojnë pa pasur frikë.
Ky pushtet që është momentalisht në Qeverisje të Shqipërisë duhet të rrëzohet përmes votave të qytetarëve, duke i sjellë njerëzit e rinjë që dijnë, dhe e dëshirojnë një Shqipëri me reforma evropiane dhe demokratike. Gjithashtu korrupsioni në Shqipëri është duke i aplikuar haptas para syve të tyre, prandaj edhe shtrohet pyetja - pse po heshtin?. Raporti i fundit I DASH-it për Shqipërinë, është vetëm një dëshmi plus pse qytetarët në zgjedhjet e këtij viti duhet votuar për një qeverisje lokale të ndryshuar dhe rrënjësisht të transformuar, për ta pastruar atë nga rrjetet kriminale të krimit të organizuar.
Tashmë askush nuk mundë ta fshehë faktin se Raporti i fundit i DASH-t e tregoi Shqipërinë e vërtetë, një shtet i sunduar nga bandat e instaluara nga vetë pushteti, me sistem të drejtësisë të kapur, ndikuar e jo e lirë, korrupsion i frikshëm, po ashtu edhe media të kapura nga mafio-politika! Të gjeturat e raporti të DASH-it zbuluan se si babëzia dhe egoja e sëmurë e Edi Ramës për të kapur çdo pushtet dhe kufizimi i çdo mediumi për të thënë i lirë dhe i pavarur atë që sot po ndodh në Shqipëri, po e çojnë vendin në zgrip të kufizimit të demokracisë si kurrë më pare dhe mos funksionim të sistemit të drejtësisë. Po ashtu Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit praktikisht me të gjeturat e theksuara ka treguar pse duhet rrëzuar një qeveri të kalbur që qëndron ende në pushtet me forcën e parave të pista dhe shpërdorimit të çdo resursi shtetëror sa herë që ka procese zgjedhore. Gjendja e krijuar në Shqipëri gjatë këtyre viteve të qeverisura nga Rama dhe klani i tij e vënë një pikëpyetje shumë të madhe se a ka sot Shqipëria drejtësi të pavarur ashtu siç parashikohet në kushtetutë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".