Lexoni edhe:
Gjetjet e Departamentit Amerikan të Shtetit argument pse pushteti në Qeverisje të Shqipërisë duhet të rrëzohet përmes votës së qytetarëve të plaçkitur e të mashtruar
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Pa nënshkrim nuk ka se çka ratifikon Kuvendi i Kosovës. Por, duhet thënë, se Kosova doli me plan të BE-së me një territor pa status të rregulluar, amorfe dhe pa shtetësi. De-fakto këtë e pranoj edhe BE-a dhe SHBA-të.
- Në Ohër nuk doli Kosova me status juridiko-politik të rregulluar. Marrëveshja e Ohrit mbeti obligim gojor. Sa obligon kjo mbetet të shihet! Në fushën juridiko- ndërkombëtare, ka raste të tilla të marrëveshjeve, por ajo ka ardhur vetëm si rezultat i mirëbesimit për zbatim të marrëveshjeve. Këtu në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk ka mirëbesim. Ka vetëm konflikte. Marrëveshjet zbatohen vetëm me anën e presionit politiko- ekonomik e ushtarak.
Pikërisht për këtë obligim, krimineli i luftës, Vuçiq nuk dha nënshkrim. Shkaqet janë: 1. Për të treguar se për shtetin serb Kosova nuk ka status të zgjidhur juridik, përkatësisht nuk është shtet dhe 2. Për të treguar në Serbi se pa nënshkrim nuk ka obligim. Kryeministri i I Kosovës, z.Kurti, deshi të nënshkruaj . Pa nënshkrim nuk ka se çka ratifikon Kuvendi i Kosovës. Por, duhet thënë, se Kosova doli me plan të BE-së me një territor pa status të rregulluar, amorfe dhe pa shtetësi. De-fakto këtë e pranoj edhe BE-a dhe SHBA-të. Marrëveshja nuk zgjidhi problemet me shtetin serb. Mbeten shumë çështje konkrete pa u kapur për zgjidhje. Mbeti pa njohja reciproke.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".