Lexoni edhe:
Kujdes, shteti po rrezikohet nga këlyshët e UDB-së dhe të KGB-së!
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Deri sa elektorati zgjedhor i Shqipërisë sikur në këtë rast opozita dhe qytetarët e rëndomtë që nuk ju takojnë partive, por që dalin në zgjedhje, dhe e japin votën e tyre partive që i pëlqejnë, e nëse nuk vetëdijesohen që votën e tyre t’ia japin partive politike të pastra sa i përket krimit, si struktura institucionale që duan të ndërtojnë për shtetin e pastër, duke i luftuar të gjitha të këqijat që ndodhin ne shtetin e tyre, atëherë misioni i trumbetuar për një qeverisje të re të pa korruptuar do të jetë premtim i dështuar dhe projekt i pa realizuar.
-Nëse Shqipëria dëshiron ta trason më fuqishëm rrugën drejtë integrimit në BE, duke e kaluar atë me hapa të shkurtuar, pikë së pari duhet të ndërton qeverisje të guximshme dhe të pastër për funksionalizimin e sistemit të drejtësisë së pa varur, për luftimin e krimit të organizuar dhe luftimin e të gjitha llojeve tjera të krimit që e kanë kaplua shtetin e Shqipërisë. Në këto momente kritike, opozita shqiptare duhet ta përdorë në zgjedhjet lokale të 14 majit fuqishëm argumentin e rritjes enorme të kriminalitetit në Shqipëri, dhe zgjerimin e tij përtej kufijve të shtetit, si armën më të fuqishme për ta bindur qytetarin për votim e për ndryshim, për ta luftuar me votë demokratike regjimin e tashmë të kriminalizuar të kryeministrit Rama dhe PS-së që me aq mjeshtri dhe fuqishëm e kanë instaluar dhe zhvilluar.
Kujdes, shteti po rrezikohet nga këlyshët e UDB-së dhe të KGB-së!Lexoni edhe:
Jo rastësisht edhe faqet e shtypit evropian e botëror, janë mbushur këto ditë me lajme ekskluzive nga Shqipëria dhe analiza që flasin për një qeverisje të dështuar, të lidhur ngushtë me nëntokën e krimit të organizuar brenda dhe përtej kufijve të shtetit. Edhe media italiane, shteti i parë në fqinjësi përtej Adriatikut, raporton se si mafia shqiptare në këto vitet e fundit ka marrë në dorë jo vetëm kontrollin e trafikut të drogës por edhe trafikun e njerëzve në Evropë. Shtypi Italian shkruan se si urgjenca e emigrantëve po përfaqëson ‘Eldoradon’ e re të mbi 40 bandave shqiptare që veprojnë në të gjithë Evropën, nga Belgjika në Spanjë, nga Greqia në Francë dhe deri në Angli. Gazeta italiane “Il Messaggero” shkruan se si bandat shqiptare të trafikimit me njerëz po e shpërdorojnë edhe traditën e vjetër të besës shqiptare, ‘Besa’, ose ‘besimi’, që përfaqëson kodin e shenjtë të nderit të shqiptarëve, një kod ky që po përdoret edhe nga anëtarët e organizatave kriminale shqiptare, si një kontratë e pacenueshme dhe e pazgjidhshme, të cilën anëtarët e klaneve e përdorin si betim, thelbi ritual i një pakti gjaku që projekton një brez të tërë të ri në krim dhe brutalitet në aktivitetet e tyre.
Gazeta Italiane raporton për rrjet me grupe të fuqishme trafikantësh me njerëz të cilët nuk ndjejnë asnjë keqardhje, kanë shumë pak ndërmjetës dhe veprojnë me ‘profesionalizëm’ absolut. Kështu që rrjeti mafioz shqiptar ka arritur të sigurojë një rol parësor në Evropë me trafikimin e njerëzve sikurse në tregtinë e kokainës. Këtë e ritheksoi edhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), duke konfirmuar studimet e ekspertëve më të mirë për krimin e organizuar. Por segmenti tjetër i fuqisë së madhe të ‘mafia shqiptare’ është trafikimi i qenieve njerëzore. Emergjenca e emigrantëve po përfaqëson ‘eldoradon’ e re të mbi 40 bandave shqiptare që veprojnë në të gjithë Evropën, nga Belgjika në Spanjë, nga Greqia në Francë në Angli. Shtypi Italian shkruan se si me gjithë imazhin gjeografik të një ‘krimi fshatar’ dhe gati primitiv, bandat shqiptare kanë mundur të kapin ndryshimet dhe kontradiktat e shekullit tonë, duke shfrytëzuar brishtësinë dhe pasiguritë e tij.
Klanet shqiptare kanë huazuar rregullin e artë të karteleve meksikane: korrupsionin dhe kontrollin e terrorit dhe më pas veprojnë në llogore. Tashmë në vitin 2006, Europol raportoi se 90% e emigrantëve që arritën në Evropë përdorën një rrjet kontrabande, duke gjeneruar kështu mes 5-6 miliardë dollarë për mafiozët. Duke bashkëpunuar ngushtë me organizatat mafioze italiane, shqiptarët, sipas një studimi të fundit të disa organizatave franceze të këtij sektori, kanë korruptuar ‘mijëra nëpunës civilë duke i përdorur si filtër për cilësinë e dokumenteve false dhe nxjerrjen e tyre’. Megjithëse shqiptarët organizojnë rrjetet, ata kanë një bashkëpunim të gjerë me grupet trans nacionale të krimit në fushën e trafikimit me njerëz. Raportohet se zakonisht janë bandat kurde, siriane dhe marokene që janë të pranishme në plazhe dhe veprojnë si krahë të armatosur të bandave shqiptare.
Krejt ky zhvillim dhe lulëzim I krimit të organizuar vjen si pasojë e shtetit shqiptar të varfëruar dhe kapur në maje të pushtetit nga krimi i organizuar, sidomos në këto dy mandatet në të cilat po qeverisë PS-ja e Edi Rames, kryeministër ky që së fundi po e merr emblemën e liderit rajonal dhe evropian të zhytur në krim të organizuar dhe bartjen në rajon të interesave ruse, me skandalin e shefit të FBI-së Charles McGonigal. Fuqia e bandave shqiptare të trafikimit me njerëz është e absolute sipas shtypit të huaj,veçmas atij Italian, Raportohet se shqiptarët kanë kontroll ekskluziv të rrugës ballkanike drejt Italisë, dhe vështirë është të jesh në gjendje të lëvizësh një varkë pa pëlqimin e tyre, sepse kështu çdo lëvizje e paligjshme bëhet burim të ardhurash: armë, drogë, por edhe emigrantë, trafikimi i të cilëve shpesh u besohet organizatave kriminale turke.
Tani behet pyetja se a do të arrij klasa politike shqiptare, ajo e bashkuar në opozitë, që fushatën në kërkim të votës së ndryshimit, ta transferon në fushatë të bindjes së qytetarëve për rrëzimin e regjimit i cili është bërë prodhues dhe mbrojtës kryesor i organizatave të krimit. Në bazë të kësaj që u tha deri më tani, gjithsesi se qytetarët me opozitën duhet të bëjnë ç’mos që votën e tyre t’ia japin njerëzve të pastër që duan ti luftojnë të gjitha të këqijat që po ndodhin në shtet, dhe njëherë e përgjithmonë shteti i Shqipërisë, e duke e ndihmua edhe shtete tjera mike, ta tejkalojnë këtë krizë kriminale dhe ta luftojnë krimin në përgjithësi, dhe të vazhdojnë ta ndërtojnë shtetin e tyre në baza të shëndosha ligjore në përputhshmëri me kushtetutën e shtetit, dhe nga kjo elitë që do të vjen në pushtet, të rinjtë e vendit të nxjerrin mësime dhe të krijojnë kulturë shtetërore se si udhëhiqet shteti në të ardhmen.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".