Lexoni edhe:
Zgjedhjet lokale të 14 majit në Shqipëri moment kritik për pastrimin e politikës dhe institucioneve nga uzurpimi prej rrjeteve mafioze e kriminale
Shkruan: ANALISTI- Arsim Aziri
Qytetarët në këtë drejtim akoma më shumë duhet mësuar dhe pasur parasysh në të ardhmen se kush e meriton votën e kërkuar, për të mos e humbur kotë atë votë nga kërkuesit dhe mashtruesit të cilët mundë të jenë edhe të deleguar nga strukturat akoma të pa zbuluara që i kontrollon dhe menaxhon nëntoka e krimit të organizuar.
-Konsideroj se largimet e këtilla aspak s'kanë përbë koncept apo parime të drejta e moralisht të pranueshëm dhe mbi këtë bazë nuk mendoj se mund të marrin vëmendje ashtu siç po e mendojnë. Tashmë është brenda logjikës se opozita gjithnjë apo faktorë të ndryshëm, përmes mjeteve të ndryshme përpiqen ta lëndojnë qeverisjen aktuale dhe kësisoj ta rrëzojnë. E atë kontekste kuptojnë gjithkush, përfshi edhe qeverinë, ndërsa largimet e fundit, qysh prej fillimisht sikur s’kanë paraqitë arsye të shëndosha mbi të cilit do të mund të rrinte ikja.
Realisht brenda gjitha grupeve parlamentare, frekuentojnë deputetë me kërkesa të ndryshme, deputetë pa koncept bazik mbi rëndësinë e sferës publike e pa përgatitje të mjaftueshme politike dhe duke qenë brenda këtyre nevojave imediate, arrijnë të krijojnë lëvizje që krejt çka tregojnë për opinionin, është c'parimësia, mos konsistenca dhe tendenca përfituese në rrethana të favorshme. Kuvendi fatkeqësisht dominohet prej deputetëve injorant, e në mungesa të mendimit kritike, shumë prej tyre s'i njohin as kompetencat për të cilat i vijnë në funksion në kohën kur edhe e merr mandatin. Qytetarët në këtë drejtim akoma më shumë duhet mësuar dhe pasur parasysh në të ardhmen se kush e meriton votën e kërkuar, për të mos e humbur kotë atë votë nga kërkuesit dhe mashtruesit të cilët mundë të jenë edhe të deleguar nga strukturat akoma të pa zbuluara që i kontrollon dhe menaxhon nëntoka e krimit të organizuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".