Asociacioni një etnik serb nuk sjell as “Tirolin” e as Suhodollin, por Federalizimin e Kosovës

 Asociacioni një etnik serb nuk sjell as  “Tirolin” e as Suhodollin, por Federalizimin e Kosovës
 Asociacioni një etnik serb nuk sjell as  “Tirolin” e as Suhodollin, por Federalizimin e Kosovës

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 24 March 2023 - 14:17

Shkruan: Prof.Dr: Mehdi Hyseni

  Asociacioni njëetnik serb nuk sjell as  “Tirolin” e as Suhodollin, por Federalizimin e Kosovës

 Mos na tregoni se çka “po vjen”, por çfarë vendimesh , do të merrni ju si insntitucione përkatëse  legjitime, legale dhe demokratike   për parandalimin e kantonizimit autonom ose të federalizimit  të Kosovës, si rrjedhim i njohjes së të drejtës së vetëvendosjes (të brendshme dhe të jashtme) pakicës serbe (4%).

Dikur, në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, këtë opsion e pati shpërfaqur edhe Ibrahim Rugova pas shpalljes së Republikës së Kosovës (Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990), që, nëse Serbia e njihte Republikën e Kosovës sipas Kushtetutës së Kaçanikut, 7 shtator 1990), atëherë Kosova do të mund të pranonte të bashkohej në Federatën e ashtuquajtur Jugosllave si Republikë e pavarur dhe sovrane. Mirëpo, këtë formulë paqësore të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Slobodan Milosheviqi e hodhi poshtë  me politikën e forcës, të terrorit, të spastrimit etnik dhe të gjenocidit ndaj mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarëve, duke i shpallur jashtë ligjit dhe jashtë Kushtetutës së RSFJ-së (1974).

 Ringjallja e federalizimit dhe e vetëvendosjes së minoritet serb, do të rrumbullakësohej me FEDERALIZIMIN e Kosovës, do të ishte fataliste për qenien (florën dhe faunën) e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

 Gjykata Kushtetuese dhe Kuvendi të mos përsërisin gabimet e mëparshme joligjore, jokushtetuese dhe juridike ndërkombëtare

 Për “Zajednicën” e imponuar nga Serbia dhe nga mbështetësit e saj, nuk ka faj as Albini, as Hashimi e as Isa Mustafa, por Gjykata Kushtetuese dhe Kuvendi i Kosovës, që kanë legalizuar “Zajednicën”= ”Asociacionin” NJËETNIK SERB NË KOSOVË në kundërshtim flagrant me Kushtetutën në fuqi (2008) dhe me të drejtën ndërkombëtare, sepse vetëm shtetet e barabarta të pavarura dhe sovrane kanë të drejtën e ligjshme të përfundojnë marrëveshje a traktate ndërkombëtare, por jo edhe Kosova, e cila ende nuk e gëzon një të drejtë të tillë, ngase nuk njihet nga OKB-ja, si dhe nuk është palë e Traktit sipas Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve (1969).

 Ky është problemi juridik kombëtar dhe ndërkombëtar, jo Hashim Thaçi e as Isa Mustafa, sepse marrëveshjet e tyre të nënshkruara me Daçiqin dhe me Vuçiqin i kanë aprovuar Kuvendi i Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

 Mirëpo, tani, pas miratimit të Marrëveshjes Frëngo-Gjermane të Normalizimit të Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, bërë në Ohër, më 18 mars 2023, Kuvendi dhe Gjykata Kushteteuse e Kosovës nuk do të duhej t’i përsërsnin të njëjtat gabime, duke i hapur rrugën zbatimit të “Asociacionit njëetnik serb”, por të veprojnë në përputhje të plotë dhe të ligjshme të mbrojtjes së Kushtetutës së Kosovës dhe të së drejtës ndërkombëtare, duke përgligjur interesin e përgjishëm të popullit dhe të shtetit të Republikës së Kosovës, jo të minoritet kolon serb, që përmes Beogradit zyrtar po nxitet të formojë një shtet të ri serb në Kosovë, me qëllim të FEDERALIZIMIT të shtetit të Kosovës. Kjo është prapavija politike, juridike, organizative, administrative dhe terriroirale autonome e themelimit të “SZO-së” NJËETNIKE serbe në Kosovë. Një opsion i këtillë mund të jetë “atraktiv”  dhe i “kapshëm” edhe për faktorët e involvuar në procesin e Brukselit. Mirëpo, Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuse këtë opsion eventual nuk duhet pranuar me asnjë kusht, sepse problemi i Kosovës është “ndryshk kolonial” më se 100-vjeçar, jo “problem minoritar” , siç e kanë “shpikuar” dhe ndërkombëtrarizuar politika dhe diplomacia kolonialiste dhe hegjemoniste e Serbisë së Ivica Daçiqit dhe e presidentit Aleksandër Vuçiq (1999-2023).

 Këtë  rrezik potencial, do të duhej ta kishin mbajtur parasysh pikësëpari konstitucionalistët, të cilët kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), duke legalizuar Marrëveshjen e “Zajednicës” së vitit 2013 dhe Marrëveshjen e “Zajednicës” së vitit 2015, të nënshkruara nga ish-kryeministrat e Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi (2013) dhe Isa Mustafa (2015).

 Në këtë rast konkret, fajorë dhe përgjegjës kryesorë për themelimin e “Zajednicës-Asociacionit”, janë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, sepse në asnjë Nen, madje as në Preambulën e saj nuk parashikohet formimi i “zajednicave njëetnike serbe”. Kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës së Kosovës në fuqi, si dhe e Planit të Marti Ahtisarit, sipas të cilit nuk lejohet themelimi i “asociacioneve”, përkatësisht i “bashkësive njëetnike në Kosovë, duke qenë se Kosova është shtet multietnik, pluralist dhe demokratik parlamentar  i të gjithë qytetarëve.

 Gjithashtu, për këtë skandal juridik kushtetues mban përgjegjësi ligjore, edhe Kuvendi i Kosovës, i cili me “83 vota” ratifikoi “Zajednicën” e “Listës serbe”, mbase cenoi Kushtetutën e Kosovës, si dhe shkeli normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare së bashku me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, ngase sipas saj, dhe

Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve (1969), Kosova nuk ka të drejtë të lidhë asnjë marrëveshje a traktat ndërshtetëror qoftë bilateral apo multilateral me Serbinë, sepse nuk është palë e Traktatit e as nuk ka subjektivitet juridik ndërkombëtar, duke qenë se nuk njihet nga OKB-ja.

 Prandaj, në këtë rast nuk tradhtuan as  Hashim Thaçi e as Isa Mustafa, sepse nënshkrimet e tyre për themelimin e “asociacionit njëetnik serb”, i verifikoi

dhe i justifikoi edhe parlamenti, edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Në këtë kontekst nuk mund të kërkohet “tradhti individuale”, sepse përgjegjësia është kolektive, duke qenë se “83” deputetë me votën e tyre i thanë :- “PO” themelimit të Zajednicës.

Ndonëse kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti në takimin  bilateral dhe trilateral me ndërmjetësit e BE-së( Josep Borell dhe Mikroslav Lajçak) dhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiq ka pranuar Marrëveshjen Frëngo-Gjermane për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, bërë në Ohër, më 18 mars 2023, kjo nuk nënkpton se çdo gjë ka përfunduar de fakto dhe de jure pa shqyrtimin nga deputetët  e Kuvendit të Kosovës në seancën e datës 23 mars 2023.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".