Kjo qeveri ja ka borxh votuesit finalizimin e ligjit Veting, e ka premtuar një drejtësi të dekriminalizuar

Kjo qeveri ja ka borxh votuesit finalizimin e ligjit Veting, e ka  premtuar  një drejtësi të dekriminalizuar
Kjo qeveri ja ka borxh votuesit finalizimin e ligjit Veting, e ka  premtuar  një drejtësi të dekriminalizuar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 25 March 2023 - 15:27

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj - Zhuriani

Pra, desha të them se kjo qeveri të mos shkoj gjurmëve të atyre qeverive me nder me thënë sepse populli i dënon si ma zi. Dua të them se këta kanë premtuar VETTING-un dhe po nuk e futët brenda për të ndarë egjrën nga gruri do e kenë zor se do të qëndrojnë deri në fund të mandatit. Sa më parë duhet të sillet Vetting-u dhe pastaj do të habitet populli që kurrën e kurës nuk do t´ia falin vetes nga turpi.

-Qeveria Kurti që erdhi në pushtet erdhi me shumë premtime dhe prandaj duhet mbajtur fjalët se përndryshe do e paguan si qeveritë në ikje e mos u kthefshin sa të jetë toka dhe qielli, se shumë e kanë mashtruar popullin dhe nuk i mbajtën dhe jo vetëm kaq, por kur erdhi puna për t´i ndarë pushtetet ata u tradhtuan dhe këto banda i´a kthyen shpinën vetëm për të ndarë pazarin. Ndër to është edhe kjo qeveri aktuale që ka premtuar se do të përmirësoj sistemin gjyqësor, të cilët na kanë qitur hije të zezë në botë. Qeveritë e kaluara, me nder me thënë e kishin kapur sistemin gjyqësor për fyti dhe nuk guxonin të bënin as gëk e as mëk dhe shpesh herë duke parë ketë marrë të zezë faktori ndërkombëtar që ashiqare kryebanditët e bandave politike dhe ata banditët që ishin rrotull vidhnin dhe nuk linin asgjë pa e plaçkitur dhe askush jo vetëm që nuk u burgosen bile nuk guxonin as ti trazonin e t´ia prishnin tymin e duhanit.

Kjo kastë banditësh shkonin edhe me larg, e përbuznin dhe e tallnin popullin e shkretë. Sa për dijeni po ja përkujtoj ca gjëra. Në mezlishtin e Kosovës, që ata banda po i thonë Kuvend, që nuk lanë kush pa hy aty, analfabet, kurvar, hajna, dilinxhi, tyxhar, vagabond dhe..., nga foltorja ndonjë hajvan që e quante vetin deputet me të madhi i akuzonin për hajni. Tani dëgjon talljen dhe përbuzjen se si iu përgjigjeshin:"...shkoni në prokurori..." merreni me mend se çfarë idiotizmi!? Kinse populli nuk i sheh që këta e kishin bërë zap e pifti sistemin e kalbur gjyqësor të lidhur me kanalet kriminale nëntokësor. -Mirë, po pyesim edhe tani: Cili u dënua? Sa vjedhje,sa skandale, sa afera kanë ndodhur? Vjedhje brenda lokaleve të policisë dhe askush nuk u dënua. Përse? Po sa skandale kanë ndodhur me toka, prona, me arin e zi, sa lidhje të ngushta kanë bërë me gjakësorët, pushkaxhinjt ata që na vranë, na dogjën, na dhunuan dhe a ndodhi gjë? Asgjë. Lereni këto salltanete ore hajvanë. Ambasadat e huaja, dhe shumë shtete të fuqishme të botës thonin: Kapni hajnat, burgosni hajnat dhe asgjë.

Pra, desha të them se kjo qeveri të mos shkoj gjurmëve të atyre qeverive me nder me thënë sepse populli i dënon si ma zi. Dua të them se këta kanë premtuar VETTING-un dhe po nuk e futët brenda për të ndarë egjrën nga gruri do e kenë zor se do të qëndrojnë deri në fund të mandatit. Sa më parë duhet të sillet Vetting-u dhe pastaj do të habitet populli që kurrën e kurës nuk do t´ia falin vetes nga turpi. Po, a dini se sa matrapazi, sa njeriu hajvan, sa gjaku i vojvodëve dhe zhuganëve që deri dje jo vetëm që i kanë bërë argatin kriminelëve serbian, por edhe sa lidhjet do të dalin me kryebanditë e banditët të bandave politike se sa kanë heshtur dhe i kanë fshehur veprat e tyre bile shumë sosh e kanë lënë qëllimisht në rafte dhe i ka mbuluar pluhuri sepse kështu ka qenë urdhri i kapove të bandave kriminale të nëntokës. Prokuror, gjyqtar kishte sa të duash, por mungonte guximi dhe frika dhe harronin dy gjera:E para, se kishin dhënë betimin dhe e dyta e merrnin rrogën nga djersa jonë dhe buxheti i shtetit dhe këta faqezi nuk mbrojtën as shtetin e as interesat e qytetarëve të Kosovës. Ndaj, VETTING-u është i domosdoshëm dhe duhet të sillet sa më parë qe disa ti përgatisin strajcat për të shkuar në shtëpi e disa të tjerë në burg. Po është një hall tjetër se duhet ndërtuar burgje për t´i zënë të gjithë se janë shumë, tepër shumë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".