
Lexoni edhe:
Kjo qeveri ja ka borxh votuesit finalizimin e ligjit Veting, e ka premtuar një drejtësi të dekriminalizuar
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
Vitet e tranzicionit në Kosovë , nuk sollën prosperitet dhe jetë të mirë për qytetarët, ashtu siç është pritur . Pseudo elitat politike e shfrytëzuan këtë fazë për tu pasuruar . Nuk u krijuan kushtet për vlera shoqërore e politike , por u krijuan kushtet për kategorinë e njerëzve të politikës dhe të biznesit . Institucionet e pa ndikuara në kushtet e funksionimit normal do të ishin mburoja karshi politikave dhe politikanëve hileqarë . Nuk patëm aq sa duhet shtet ligjor dhe as ndarje të pushtetit në mënyrë meritore. Nuk u krijuan mekanizmat kompetente për funksionim të ekonomisë së tregut, që një shtet e bën të zhvilluar .
-Tretmani i shtetit si “gjah” që ju bë pas luftës nga partitë shtet formuese , krijuan jo stabilitet politik e jo stabilitet ekonomik . U akumuluan shumë probleme duke e pamundësuar edhe funksionimin e mirë të sistemeve . Institucionet e tilla inerte dhe ekonomia informale bënë që mos të kemi investime dhe as investitor të jashtëm. Ju mbyllën rrugët edhe inovacioneve të reja teknologjike . Nuk u zhvillua asnjë degë e ekonomisë dhe as industria e rëndë si duhet. Mbeti jashtë edhe turizmi si predispozitë e mirë e Kosovës. Të arriturat mbetën shumë të vogla . Si pasojë e gjithë këtyre erdh varfërimi , numri enorm i atyre të cilët po kërkojnë punë , pastaj si pasojë e punës së keqe të pushteteve ishte rritja jashtë çdo normaleje e krimit të organizuar dhe të korrupsionit .Duke kaluar koha edhe rritej mos besueshmëria në organet e shtetit. Premtime patëm gjatë këtyre viteve nga ata që e morën pushtetin sa të duash, e realizime pak. Pa funksionimin e shtetit ligjor , si garantues i sigurisë , nuk mund të flasim për zhvillim të ekonomisë, që mundëson një ambient, ku secili individ ti maksimalizon potencialet e veta riprodhuese .
Paralelisht më instrumentalizimet e ndryshme politike, më institucione të dobëta , pamë së po rrënohen edhe sistemi i arsimit dhe shëndetësisë. Kemi pasur një çrregullim të arsimit, i cili sistematikisht është dobësuar .Nuk kë gjë më tragjike për një komb dhe shtet së kur arsimi dhe shëndetësia komercializohen duke u shndërruar në biznes. Kanë ardhur deri të diplomat secili që I ka pasur mundësitë materiale , pavarësisht nga dija. Shumë e kanë humbur kuptimin universitetet dhe me këtë edhe fakultetet. Me këtë gjë dija shumë është relativizuar, që ka ndikuar që shteti të jetë i dobët . Na erdhën shumë në shprehje përshtatshmëritë ideo -politike si në komunizëm . Është brengosëse së si edhe ndryshimet post jugosllave në hapësirat ballkanike nuk sollën ndryshimet të logjikës nga sistemi socialist. Nuk sollën ndryshime përmbajtjesore , të cilat do të kishin fuqizuar pushtetet e dobëta të pas luftës .Pushteti i ri duhet ti rritë shpresat për një të ardhme më të ndritur . Shtyrja e qytetarëve qëllimisht në abstenim ,ishte gjëja më e keqe për Kosovën .Ky tip i politikanëve nuk i solli këtij populli as për afër rezultatet e pritura. U mendua më shumë për ndërrim mandatesh pushtetare , duke e qitur krejt në margjina funksionimin e shtetit. Keqpërdorimi i shtetit ishte tepër i madh, duke iu dhënë kahe të kundërt edhe historike interesave të shqiptarëve. Të shpresojmë së forcat e reja politike do të kenë, percepcione tjera politike karshi shtet ndërtimit dhe mirëqenies së përgjithshme . Ekzistojnë kapacitetet që gjërat të kthehen në kahun e tyre pozitiv .
Qarku shumë vjeçar i tranzicionit duhet të përmbyllet me shumë punë në zvogëlimin e krimit dhe të korrupsionit, të cilat që shumë kohë e gërryen Kosovën nga brenda. Vetëm duke bërë hapa konkret zhvillimor , edhe mund të bëhemi pjesë e strukturës të BE-së dhe NATO-s. Mund ti tregojmë botës edhe pse vend i vogël , se kemi mundësi të bëhemi shembull, i një shteti modern. Nuk ka vend më për pseudo elita në pushtet, të cilat na servuan modele të pushteteve autoritare, si personalizim i politikës së të fortit. Nuk dhanë alternativa të politikave profesionale , të shoqërive civile dhe të organizmave kualitativ shoqëroro- politike , si korrigjime të çdo pushteti demokratik .Dihet së funksionimi i shtetit dhe proceseve demokratike është i pa mundur pa veprimtarinë e opozitarizmit , kur dihet së opozita është element konstituiv i shoqërisë, ndarjes të pushtetit , kritikës publike ,medieve dhe shoqërive civile.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".