Lexoni edhe:
BE dhe SHBA i kanë mjetet për ta detyruar zbatimin e planit dhe të aneksit të BE-së
Shkruan: ANALISTI-Rexhep Shahu
Presidenti serb filloi të hyj në brazdë me deklaratat që bëri me presidenten e Greqisë pasi ai e di udhën që ia kanë caktuar Fuqitë e mëdha. Fuqitë e mëdha e lanë Kosovën nën Serbi në 1913-tën, Të njëjtat Fuqi të mëdha ia morën Kosovën Serbisë dhe e bënë shtet të pavarur të shqiptarëve.
-Miratimi nga fuqitë e mëdha i planit franko - gjerman, me mbikëqyrje e nen monitorim amerikan, me përkrahje te Anglisë e Italisë, do te thotë vendim i fuqive te mëdha u miratua përfundimisht ne Ohër dhe ky është plan apo vendim për tu zbatuar jo për tu pëlqyer e për tu diskutuar as nga Kosova as nga Serbia. Fuqitë e mëdha nen drejtimin e Amerikës e çliruan Kosovën, ia sollën lirinë, pavarësinë dhe tani po ia sigurojnë sigurinë, po ia garantojnë sigurinë. Këto fuqi vendosën më në fund që ti detyrojnë dy vendet që kanë qenë në konflikt e nuk e njohin njëra tjetrën që të bashkëjetojnë si fqinj, të mos cenojnë e lëndojnë njëri tjetrin. Kosova iu mor me luftë Serbisë nga Fuqitë e mëdha dhe u krijua shtet i ri i pavarur i shqiptarëve që mbrohet e garantohet nga Amerika.
BE dhe SHBA i kanë mjetet për ta detyruar zbatimin e planit dhe të aneksit të BE-sëLexoni edhe:
Marrëveshja e Ohrit nuk u nënshkrua nga presidenti serb Vuçiq dhe pati lojëra mediale fjalësh. Por politika e diplomacia e dinë mirë se ajo nuk është marrëveshje mes Kosovës e Serbisë që ka dalë prej tyre, ajo është një marrëveshje, një plan euroatlantik që duan apo nuk duan janë të detyruar ta zbatojnë pikë për pikë të dy shtetet, si Kosova si Serbia, ashtu siç zbatohen gjithmonë vendimet e Fuqive të mëdha. Si edhe në raste të tjera Fuqitë e mëdha duruan por nuk lejuan më tej që të bëjnë luftë fjalësh me njëra tjetrën Kosove e Serbia. Vendimet e fuqive të mëdha do të zbatohen siç janë zbatuar gjithmonë. Presidenti serb filloi të hyj në brazdë me deklaratat që bëri me presidenten e Greqisë pasi ai e di udhën që ia kanë caktuar Fuqitë e mëdha.
Fuqitë e mëdha e lanë Kosovën nën Serbi në 1913-tën, Të njëjtat Fuqi të mëdha ia morën Kosovën Serbisë dhe e bënë shtet të pavarur të shqiptarëve. Shqiptarët veç se bëjnë luftë telefonash me statuse e deklarata, shajnë e kërcënojnë edhe Amerikën e Evropën edhe pse jetojnë në Amerikë e Evropë, por trimërinë me fjalë nuk e ndalin, leksionet e mençura për politikën nuk i ndalin edhe pse nuk i pyet askush. Nuk ka fuqi tashmë askush as sot as nesër, sado pengesa të dalin, vendimet që janë marrë janë shinat nga do të ecë marrëdhënia Kosovë - Serbi. Tani e kanë punën në dorë fuqitë e mëdha, e ka Amerika me Evropën. Nuk ka fuqi diplomacia e Kosovës të bëjë asgjë nëse nuk prin diplomacia amerikane siç ka pri deri tani as për njohje e as për asgjë tjetër.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".