Autonomia për shqiptarët e Luginës së Preshevës pasi të formohet dhe testohet Asociacioni i komunave serbe në Kosovë

Dardan Grapci

  • 01 April 2023 - 09:12

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Duke e ditur që Serbët pas këtij Asociacioni do kërkojnë edhe gjëra tjera, dhe asnjëherë nuk do kërkojnë falje për krimet që i kanë bërë në Kosovë e as nuk do ta njohin Pavarësinë e Kosovës, duhet vepruar me kujdes sepse Presheva, Medvegja dhe Bujanovci janë shitur qysh në vitin 2014, ku në takimin e parë janë takuar Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.

-Arsyeja pse Serbët nuk po lëshojnë pe që të ju japin të drejtat e plota shqiptarëve në Luginën e Preshevës ka të bëjë me problemin serioz të cilin e kanë me dekada edhe me Vojvodinën. Qeveria në Beograd po ballafaqohet me presione nga parti progresiste demokratike nga Vojvodina për avancimin e statusit të saj dhe nuk po e lejon atë. Qendra centraliste në Beograd i ka bllokuar shqiptarët e Luginës së Breshevës dhe minoritetet që jetojnë në Vojvodinë dhe nuk po ju jep të drejtat e garantuara me kushtetutë. Përdorimi i dorës së fortë të pushtetit nga qeveria në Beograd, jo vetëm ndaj shqiptarëve të Luginës, por edhe ndaj Vojvodinës po bëhet duke e ditur që Vojvodina ka p[pretendime të shkëputjes sepse që nga viti 2016 po kërkon që të ndahet nga Serbia dhe të bëhet shtet në veti.

Mendoj që kur jemi te shqiptarët e Luginës, do ishte mirë njëherë të presim a do të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë, dhe nëse krijohet a do të funksionoj kjo ide e amerikanëve dhe BE-së.

Duke e ditur që Serbët pas këtij Asociacioni do kërkojnë edhe gjëra tjera, dhe asnjëherë nuk do kërkojnë falje për krimet që i kanë bërë në Kosovë e as nuk do ta njohin Pavarësinë e Kosovës, duhet vepruar me kujdes sepse Presheva, Medvegja dhe Bujanovci janë shitur qysh në vitin 2014, ku në takimin e parë janë takuar Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.

Plani i cili është anuluar nga shërbimet sekrete perëndimore ka qenë që Mitrovica Veriore së bashku me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin ti takojnë Serbisë, kurse Kosovës ti takoj Trepça dhe Ujmani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".