Lexoni edhe:
Gazeta amerikane: Kosova është duke u përballur me presion publik nga DASH
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Çdo politikan që vjen në Ballkan, pavarësisht se nga vjen, e ka hallin e shtetit serb, e jo të Kosovës. Shqiptarët janë objekt I raporteve euro amerikane me Serbinë. Kjo, ka krijuar gjendjen e rëndë për Kosovën dhe nga Serbia priten veprime të ndryshme të aktivitetit kriminal me veri të Republikës. Serbia po i shfrytëzon këto raporte dhe po bënë çmos për të dëmtuar shtetin e Kosovës dhe të ndaj atë.
Gazeta amerikane: Kosova është duke u përballur me presion publik nga DASHLexoni edhe:
Serbia është e përkëdhelura e BE-së dhe e Uashingtonit Lista Serbe është një subjekt i krijuar, i organizuar dhe i udhëhequr nga vetë krimineli i luftës Aleksandër Vuçiq. Tërë veprimet kriminale të këtij subjekti varen nga ky kriminel dhe nga politika e shtetit serb. Sipas qëndrimeve që ka shtetit serb, sidomos tash, mundë të priten veprime shumë të rrezikshme dhe agresive kriminale në veri të Republikës. Kuptohet se Lista Serbe është deklaruar se nuk merr pjesë në zgjedhjet e organizuara nga ana e shtetit të Kosovës dhe se çdo gjë do të bëjë që këto zgjedhje të dështojnë. Ky është qëllimi aktual edhe i Beogradit. Veprimet destabilizuese me aksione kriminale do të varen nga suksesi ose mos suksesi në zgjedhje. Këtu ndikim do të ketë edhe procesi i dialogut me shtetin e Kosovës. Nga këto dy synime do të varen edhe aktivitetet kriminale në veri të Republikës. Atje, në veri të Kosovës, veç janë dy grupe kriminale shumë fortë të organizuara. Është grupi i armatosur i shtetit serb i dërguar nga krimineli i luftës Vuçiq dhe grupi tjetër, vullnetarët kriminal rus të “Vrangelit” , që operojnë. Tërë veprimet e tyre kriminale udhëhiqen nga Beogradi. E kuptueshme është se këtë veprimtari e njohin në qendrat evropiane. E njohin në Bruksel dhe në Uashington dhe e tolerojnë. Për më tepër bashkëpunojnë me kriminelin e luftës dhe e kanë vënë Kosovën me shpatulla për muri. Republika e Kosovës është vënë në politikë të rëndë, pikërisht për të kënaqur Interesat shoveno serbomadhe, me idenë e BE-së dhe të Uashingtonit, se kështu po tërhiqet Serbia nga Rusia. Një pikësynim abstrakt. Çdo politikan që vjen në Ballkan, pavarësisht se nga vjen, e ka hallin e shtetit serb, e jo të Kosovës. Shqiptarët janë objekt I raporteve euro amerikane me Serbinë. Kjo, ka krijuar gjendjen e rëndë për Kosovën dhe nga Serbia priten veprime të ndryshme të aktivitetit kriminal me veri të Republikës. Serbia po i shfrytëzon këto raporte dhe po bënë çmos për të dëmtuar shtetin e Kosovës dhe të ndaj atë. Me këtë politikë po krijohet edhe një Republikë serbe. Po bëhem tri shtete serbe në Ballkanin Perëndimor. Nga këto pikësynime do të varet edhe gjendja në veri të Republikës së Kosovës. Shovinizmi serbomadh është në aksion të ashpër.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".