Lexoni edhe:
Dora e zgjatur e nëntokës në KPK me presion ndaj Presidentes Osmani dhe tifozllëk për ta dekretuar Prokuror Shteti, kryeprokurorin e PSRK-s Blerim Isufaj, që është avokat i krimit të organizuar!
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Pse lejon Shqipëria hartat nga Spanja, e ku del Kosova pjesë e shtetit serb? Rama tha: “Për një minutë të paraqitjes së hartës nuk bëhet gjithë ky diskutim (…). Këtë po e bëjnë vetëm ata që dëshirojnë të tregohen patriot(…)”. Pikërisht kjo është jo normale.
-Kosova është shtet i pavarur, z. Rama! Nuk e pash shumë shqetësuese hartën që e vendosën subjektet nga Spanja, e ku figuronte, Kosova pjesë e Serbisë, sa u dëshpërova nga arsyetimet e z. Rama. Është gjë e qartë se Spanja e ka një politikë të veten. Atë po e mbanë me fanatizëm. Edhe në Tiranë, Kryeministri i Spanjës, u shpreh kundër pavarësisë së Kosovës. Kjo tash dihet. Mirëpo, edhe Shqipëria e ka një politikë të veten.
Ky shtet e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Duhet kështu edhe të sillet. Spanja nuk i lejon as sportistët me flamur të Kosovës të garojnë në garat ndërkombëtare që organizohen në Spanjë. Kështu vepron edhe Serbia. Nuk ka fare dallime midis tyre. Asnjë shenjë e shtetit të Kosovës nuk lejohet në Spanjë. Pse lejon Shqipëria hartat nga Spanja, e ku del Kosova pjesë e shtetit serb? Rama tha: “Për një minutë të paraqitjes së hartës nuk bëhet gjithë ky diskutim (…). Këtë po e bëjnë vetëm ata që dëshirojnë të tregohen patriot(…)”. Pikërisht kjo është jo normale. Dihet se Shqipëria nuk është Iran. Por dihet gjithashtu se Spanja është anëtare e BE-së dhe nuk është Irani. Asnjëra nga këto shtete nuk janë Iran. Pse sjellja kështu e Spanjës dhe toleranca e Tiranës zyrtare? Spanja është mike e shtetit serb. Ka edhe probleme të brendshme nacionale të pazgjidhura.
Po Tirana, pse i kënaqë orekset e tilla? A mundet të jetë ndonjë interes ekonomik mbi atë kombëtar? Z. Rama e din këtë! Ai i bënë me qëllim këto veprime! Dëshiron të nxitë konflikte për të jetuar. Njëherit gjoja po tregon se nuk është nacionalist dhe se bashkëpunon edhe me armiqtë, si Vuçiq e Serbia, pavarësisht konflikteve të ashpra dhe dhunës së bërë mbi shqiptarët. A është e drejtë? Natyrisht se jo. Ky qëndrim nuk tregon patriotizëm dhe as urrejtje. Tregon se dhunuesit dhe kriminelët e luftës duhet dënuar. Me kriminel nuk bashkëpunohet dhe nuk ndërtohet asgjë. Është marri të pritet një gjë e tillë. Kriminelët e luftës, dhunuesit dhe gjenocidianët e kanë vendin në burg. Këtu nuk ka lëshim.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".