Lexoni edhe:
Edi Rama iu mësy Serbisë si të ishte ende ndonjë analfabet i shek. XIX
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Pritet tash që Presidentja mos ta dekreton të njëjtin kandidat dhe kështu rikthehet gjendja në fillim të procesit. Me këtë jepet një mësim i mirë ndaj organeve që janë të thirrura për të mbrojtur ligjshmërinë se si mbrohet ligji.
-Sistemi gjyqësor varet kryesisht nga puna që e kryen prokuroria. Kjo mbledh fakte dhe siguron dëshmi për një proces te suksesshëm gjyqësor. Prokuroria është prezentë në proceset gjyqësore në të gjitha nivelet. Kurdoherë në drejtim të paraqitjes së provave dhe të përkujdesjes për gjykim ligjor. Mirëpo, nëse prokuroria nuk funksionon mbi baza ligjore, ndërsa gjykatat janë jo funksionale apo jo në nivel të përcaktuar juridik, krijohet një gjendje e rëndë anti ligjore dhe e pëson çdo herë pala në gjykatë. Dihet se si gjykatat, ashtu edhe prokuroria janë në gjendje jo të mirë. Kuptohet në drejtim të mbrojtjes së shtetit ligjor. Pikërisht ky fakt që mbështetet në anët negative të sistemit, duke marrë për bazë neglizhencën, përsëritjen e procedurave nëpër shkallë të ndryshme të gjykatave, si dhe mos provimi i fajësisë me fakte nga prokuroria, ka bërë një sistem jo funksional dhe të tej zgjatur gjyqësor. Këtu buron propozimi për VETTING.
Edi Rama iu mësy Serbisë si të ishte ende ndonjë analfabet i shek. XIXLexoni edhe:
Pa këtë ligj është shumë i rëndë reformimi i sistemit juridik. Në fakt edhe nuk reformohet, sepse ka mungesa që varen me këtë ligj, e prandaj nuk reformohen. KPK është shembulli më adekuate i vërtetimit të kësaj. Shkelja e parimeve bazike të përzgjedhjes së Prokurorit të shtetit tregon se VETTING-u është i domosdoshëm, në mënyrë që sistemi të funksionoj edhe më mirë. Pritet tash që Presidentja mos ta dekreton të njëjtin kandidat dhe kështu rikthehet gjendja në fillim të procesit. Me këtë jepet një mësim i mirë ndaj organeve që janë të thirrura për të mbrojtur ligjshmërinë se si mbrohet ligji.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".