
Lexoni edhe:
Bëhuni gati: 'Bishat' amerikane vijnë në shtator
Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri
Se cilat do të jenë kompetencat e këtij organizimi mbetët të shihet nga statuti që do të hartohet, por kjo nuk duhet te dal jashtë kornizave të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ndërsa sa i përket përbërjes së ekipit për hartim të statutit të të ashtuquajturit “ vetmenaxhim” nuk duhet te jetë një etnik dhe ky statut duhet të kaloj në qeverinë e Kosovës për miratim, pasi çdo anashkalim i qeverisë së Kosovës siç pretenduan serbët në vitin 2018 duke e dërguara vetëm në Bruksel, është i papranueshëm për Kosovën dhe qeveria nuk duhet të lejoj një gjë të tillë.
Bëhuni gati: 'Bishat' amerikane vijnë në shtatorLexoni edhe:
Ky proces nuk do të jetë as i lehte e as i shpejtë për faktin se kompetencat e tij , pra të “ vet-menaxhimit” do të jenë ato që do ti përplasin palët gjatë hartimit të statusit dhe shqyrtimit të tij nga ana e qeverisë të Kosovës. Deri sa pala kosovare do të këmbëngulë që ky organizim të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe të jetë konformë kornizës që ia ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese, pala serbe do të insistoj që “vet-menaxhimi” të ketë një shkallë autonomie që lexohet si një pushtet i tretë në Kosovë. Dhe marrë parasysh pozicionimin e palëve, atëherë Brukseli do ta shohë të domosdoshëm ndërhyrjen duke u sjellë propozimin e vet palëve e që do të kërkoj më pas një rund shtesë të bisedimeve për statutin e “vet-menaxhimit” dhe kompetencave që do ti ketë. Pra do të jete një proces jo i lehtë, jo i shpejtë që do ju sjellë kokë dhembje palëve të involvuara. Por ajo që është kryesore për këtë proces është edhe mbajtja e zgjedhjeve për kryetar komune në katër komunat veriore të vendit, për kthimin e institucioneve legjitime të pushtetit lokal e që do të jenë pjesë e formimit të “vet-menaxhimit”, edhe pse këto zgjedhje janë paraparë të mbahen më 23 prill, por siç duket serish do të kemi shtyrje të datës së votimeve pasi aktualisht në veri të vendit nuk ka kushte për mbajtjen e votimeve më 23 prill
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".