Lexoni edhe:
Kompensimi i dëmeve të luftës dhe krimeve nga Serbia vetëm parmes rrugës gjyqësore, nuk funksionon politika dhe diplomacia
Shkruan: ANALISTI - Nexhat Haziri
Nuk mund të mbash zgjedhje kur nuk je në gjendje të garantosh siguri për qytetarët që dalin në votime, ashtu siç nuk ka mundur të iu ofroj siguri pronarëve të makinave të cilët i kanë regjistruar makinat e tyre me "RKS", vetura këto që iu dogjën nga bashkë vendasit e tyre serb, e sidomos pas incidentit të plagosjes së një qytetari serb nga policia e Kosovës.
-Natyrisht se do të ketë vendim të ri për shtyrjen e zgjedhjeve në veri për kryetar të katër komunave veriore të vendit, pasi atje nuk ekziston as minimumi i normalitetit për një proces zgjedhor. Nuk është asgjë e re që Vuçiq ka ndikuar te serbët për mospjesëmarrje në zgjedhjet vendore në komunën e Mitrovicës së veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut dhe ai këtë po e manifeston çdo ditë. Por çfarë po bënë qeveria e Kosovës, partia në pushtet, e cila ka llogaritur se nga veriu luftohet opozita në Prishtinë. Kjo qeveri nuk është e zonja të demaskoje as edhe një veprim të Vuçiqit në veri te partnerët tanë ndërkombëtar, përkundër marrëveshjeve të arritura.
Pra e ka humbur besimin dhe sot Vuçiq na del më i pranueshëm se kurrë te partnerët tanë politik e strategjik. Edhe me këto zgjedhje, kjo qeveri sikur edhe në veprimet tjera në veri të vendit, asnjë herë nuk ka pasur strategji, thjesht ka bërë spektakël dhe tani po e paguan faturën e këtyre spektakleve pa sens. Nuk mund të mbash zgjedhje kur nuk je në gjendje të garantosh siguri për qytetarët që dalin në votime, ashtu siç nuk ka mundur të iu ofroj siguri pronarëve të makinave të cilët i kanë regjistruar makinat e tyre me "RKS", vetura këto që iu dogjën nga bashkë vendasit e tyre serb, e sidomos pas incidentit të plagosjes së një qytetari serb nga policia e Kosovës, dhe tentimi për ta fshehur dhe involvimin e Policisë së Kosovës në këtë incident. Pra me veprime të pa përgjegjshme të qeverisë së Kosovës, tani duhet të negociohet me Serbinë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale në veri të vendit dhe kjo dihet që Serbia do të kërkojë koncesione të reja. Se cilat janë ato mbetët të shihet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".