Cila është pesha e interesit politik dhe strategjik nga kryeministrit malazez Driton Abazoviq në Kosovë?
Agim Bajrami
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Vizita dhe qëndrimi i kryeministrit malazez Driton Abazi (viq)në Kosovë ishte brilante... Kryeministri malazez,shqiptari Ulqinak , Driton Abazi(viq)ishte i hapur,i sinqertë dhe me vullnet që dy shtetet ti forcojnë dhe ti zhvillojnë edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të Malit të Zi dhe Kosovës. Kryeministri malazez, ulqinaku shqiptar, Abazi(viq) potencoj faktin e përshpejtimit të ndërtimit të infrastrukturës rrugore që lidh Kosovën me Malin e Zi, si dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Ajo që vlen të përmendet ,Kryeministri Abazi(viq) në takime që pati me përfaqësuesit institucioneve politike të shtetit të Kosovës,si; kryeministrin e Kosovës , Albin Kurti dhe presidenten Osmani , dhe të skenës së gjerë politike,në konferencë për media ,e përsëriti qëndrimin e qeverisë malazeze që drejton ,se edhe pse në Mal të Zi është presidenti i ri dhe siq njihet në publik, me orientim pro serb,qasja ndaj shtetit të Kosovës, nuk do të ndryshoj, edhe pse kjo është më shumë dëshirë e Driton Abazi(viq), kur zhvillimet politike në Mal të Zi dhe rajon nuk varen nga aktorët politike të atyre vendeve, por nga vendimmarrja politike e rrethanave, e aktorëve të zhvillimeve ndërkombëtare.
Madje ajo që vlen për të çmuar ,kryeministri malazez,shqiptari , Driton Abazi(viq), disa herë i bënë thirrje Serbisë , për njohjen e shtetit të Kosovës. Kjo ishte më shumë një deklaratë e guximshme politike e kryeministrit Abazi ,se sa një ndikim në skenën politike serbe ,se veç dihet qëndrimi politik i Serbisë ndaj shqiptarëve dhe sidomos ndaj shtetit të Kosovës e që është armiqësor,dhe vështir të krijohet frymë miqësore pozitive me serbët ,kur ata tanimë dihet, se serbët nuk mund të pajtohen e të jetojnë në fqinjësi të mirë me shqiptarët ,por ata do të mbeteshin mbetën të kënaqur të jetojnë pa prezencën fizike të shqiptarëve në rajon, madje edhe të kroatëve dhe boshnjakëve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".