Lexoni edhe:
Festomania e tepruar në Republikën e Kosovës po e pengon dhe dëmton zhvillimin ekonomik, të ndryshohet ligji urgjentisht
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Është një qasje serioze njerëzore dhe humane e ish shefit të UNMIK-ut ne Kosovë, z. Mihaell Shtajner i cili e ka thënë qartë se Serbia duhet të merr hapa konkret për dënimin e krimeve të veta të luftës në Kosovë, sepse ndryshe nuk ka paqe dhe qetësi, e të mos flasim për zhvillim e demokraci.
Ish - Shefi i UNMIKU-t Mihaell Shtajner (Michael Steiner) me këto deklarata të hapura dhe pa dorëza na ka bërë të kuptojmë edhe nje fakt, që Bashkësia Ndërkombëtare më shumë po interesohet për Kosovën, me shumë se vetë krerët e shtetit, ku në këtë rast kritikohet e paralajmërohet të paditet Serbia për krimet e luftës. Ai është duke bërë një punë të madh, më shumë se vetë shteti i jonë, më shumë se sa vetë krerët politik në Kosovë , duke ia filluar nga Presidenca e deri tek Kryeministri. Është shumë e qartë se Serbia e ka humbur luftën, por gjithashtu do ta humb edhe integritetin territorial i cila duhet shumë shpejtë ti kthehet Kosovës.
E dimë që shumë qytetar janë të mpirë nga politika e Millosheviqit, dhe gjatë këtyre viteve të fundit edhe nga Presidenti aktual, Aleksandër Vuçiq. Nëse Serbia i nuk kërkon falje dhe nuk e pranon Pavarësinë e Kosovës jo vetëm që do të jetë një problem për Serbinë, por qytetaret do të izolohen nga organizatat ndërkombëtare. Tani shtrohet pyetja - Kush është fajtor në këtë rast?, përgjigja është se janë Aleksandër Vuçiqi me grupin e tij kriminal që e ka brenda Serbisë dhe brenda Kosovës. Prandaj Kosova duhet gjithqysh ti adresoje këto ankesa në tavolinë afër Vuçiqit, e jo të anashkalohet një krim makaber siç janë masakrat dhe krimet qe i ka bërë Serbia kundër popullatës Kosovare.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".