Rreziku që po na vjen nga epoka digjitale dhe inteligjenca artificiale

Rreziku që po na vjen nga epoka digjitale dhe inteligjenca artificiale
Rreziku që po na vjen nga epoka digjitale dhe inteligjenca artificiale

Agim Bajrami

  • 18 April 2023 - 10:08

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

 A po përgaditemi  sa duhet të jetojmë në epokën digjitale të Inteligjencës artificiale(IA)?!  Inteligjenca artificiale(IA) në masë të madhe do e zëvendëson 'njeriun biologjik' i cili krenohej, që në kohërat e deri tanishme e pati rolin kryesor në; familje, industri,shkollë , ushtri,polici,drejtësi,shëndetësi ,dhe gjithandej. Sot më të madhe rolin e 'njeriut biologjik' do e zëvendëson 'Inteligjenca artificiale' (IA)- njeriu robot. 'Njeriu robot', do të shfaqet kudo në; shpi,shkollë, ambiente të punës,industri, fabrikë,shitore, polici e ushtri,në drejtimin e automjeteve, e të tjera. Kina i ka të përgatitura me miliarda 'robot njeri' për ti lëshuar në përdorim. Dhe aplikimin funksionimit të shpejt të 'njeriut robot' në fushat e ndryshme të jetës ,shumë profesione do të shuhen ,si; vozitës, kamerier, jurist, mjek , sekretare, polic në numër sa më të pakët, pilot, gjeograf, sa më pak kujdestare, pastrues etj. Dhe të jetuarit sipas epokës dixhitale, edhe religjionet dhe besimet fetare sipas mënyrës së sotme të te besuarit, nuk do të jenë më, siç madje edhe dashuria ndër njerëzit dhe seksit, do të ndryshoj. Për shumë këndë, jetëgjatësia e 'njeriut biologjik' duke adaptuar edhe pjesë të IA do të kalon mbi 150 vjet.

Por shumica e njerëzve të rëndomtë, do të vdesin edhe në kohën relativisht të re, me pamundësi të përshtatjes së rrethanave dhe kushteve të industrisë dixhitale dhe kushteve e rrethanave të teknologjisë së re, të te jetuarit. Njerëzit , do të shpërblehen me një bonus mujor, për mbulimin e kostos së të jetuarit bazike,mbase nuk kërkohet nga ta, kryerje e ndonjë pune ,ngase punët e kryera nga 'njeriu biologjik' do të zëvendësohen nga 'njeriu robot' . Tani në disa vende të Evropës, është duke u testuar me aplikimin r projekteve pilot, sipas programit të IA. Askush më, nuk do të ketë përplasje religjioze ,ngase njerëzit , do të tubohen rreth një feje botërore, dhe besimi ndaj të njëjtit Zot. Të gjitha këto ndryshime botërore, do të përcillen edhe me kriza të ndryshme globale të dominuara me vërshime, tërmete, kriza financiare, varfëri ekonomike, uri dhe  luftëra e që do të vazhdojnë brenda një dekade...Dhe të jemi vigjilent dhe të kujdesshëm në ngjarjet që do të pasojnë,shumë shtete dhe popuj nuk do ti mbijetojnë arritjes së rendit të ri botëror?!

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".