Obstruksionet, kushtëzimet dhe sabotimet e Serbisë për marrëveshjen e Ohrit ndalen vetëm me forcë

Obstruksionet, kushtëzimet dhe sabotimet e Serbisë për marrëveshjen e Ohrit ndalen vetëm me forcë
Obstruksionet, kushtëzimet dhe sabotimet e Serbisë për marrëveshjen e Ohrit ndalen vetëm me forcë

Muhamet Kelmendi

  • 19 April 2023 - 07:33

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Serbia nuk donë marrëveshje me Kosovën. Ajo po përgatitet për luftë. Pikësynimin e ka ripushtimin e Kosovës ose ndarjen e copëtimin e saj. Këtë qëllim kurrë nuk e ka hequr, kurrë nga pikësynimi ky shtet gjakatar. Është parë se kurdoherë vetëm forca e ka ndalur shtetin kriminal serb. Diplomaci dhe planet nuk e ndalin Serbinë.

-Serbia duhet të ndalet me forcë sepse nuk ka rrugë dhe mjet tjetër! Çështja e respektimit të planit franko-gjerman apo të BE-së dhe të SHBA-se, sikundër edhe të aneksit, është nën kompetencat e BE-së dhe të SHBA-ve. Kuptohet se Kosova këtu ka shumë pak ose fare mundësi të ndikoje te pala kriminale serbe për zbatimin e planit. Lidhur me këtë, Kosova i ka disa mundësi, që kërkohet të shfrytëzohen 1. Intervenimin në BE dhe në SHBA për shkeljen që shteti serb i bënë marrëveshjes me Kosovën. 2. Nxjerrjen në dritë të veprimeve shkelëse të planit nga Serbia,përkatësisht nga udhëheqësit e shtetit, si Daçic e Vuçiq. 3. Kushtëzimin e takimeve me palën serbe me zbatimin në përpikëri të planit. 4. Tërheqjen mga marrëveshja për shkak të shkeljeve etj.

Duket se Kosova është e orientuar në informim, në kushtëzim të pjesëmarrjes dhe në zbatimin planit, si dhe në paraqitjen e fakteve që tregojnë shkeljet. Kosova nuk donë tash për tash të tërhiqet nga marrëveshja. Po vepron në drejtim të kushtëzimit me plan me të gjitha veprimet e bëra. Tërheqja nga kontaktimi është çështje e lehtë. Mirëpo, pasojat janë të rënda. Kjo, për faktin, nëse plani është pozitiv për Republikën, nuk kërkohet tërheqja. Për më tepër, insistohet në zbatim të planit të BE-së. Madje edhe kushtëzohen veprimet. Këtu është çelësi. Së këndejmi deklaratat e kriminelëve të luftës Vuçiq e Daçiq për mos zbatimin e planit, sikundër u kërkua nga Daçiq që mos të pranohet Kosova në Këshillin e Evropës, është në kundërshtim me pikën 3 dhe 4 të planit franko-gjerman.

Kjo është në kuptimin e raporteve në BE- dhe me Uashingtonin, gjë shumë pozitive për Kosovën, kundruall faktit të mashtrimeve dhe të gënjeshtrave të vazhdueshme të Beogradit për Kosovën. Serbia nuk donë marrëveshje me Kosovën. Ajo po përgatitet për luftë. Pikësynimin e ka ripushtimin e Kosovës ose ndarjen e copëtimin e saj. Këtë qëllim kurrë nuk e ka hequr, kurrë nga pikësynimi ky shtet gjakatar. Është parë se kurdoherë vetëm forca e ka ndalur shtetin kriminal serb. Diplomaci dhe planet nuk e ndalin Serbinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".