Lexoni edhe:
Fitore historike e merituar e Kryeministrit Kurti kundër Devollit, mafio oligarkë të inkriminuar
Shkruan: Sociologu - Fadil Maloku
Ideja dhe qëllimi i liberalizimit të vizave për kosovarët, midis tjerash ka edhe ca porosi, do thoja specifike. Së pari, porosia e shtensionimit ndëretnik midis serbëve dhe shqiptarëve që u fuqizua sidomos gjatë problemeve me “targat”. S’ dyti, planimetria demografike evropiane meqë ka shumë probleme si me punësimet e reja (racore) ashtu edhe me ato të reproduktimit të thjeshtë të nataliteti, po shihet se po planifikon të “furnizohet” me “kuadro të freskëta” akademike, S’treti, kërkesa për “pranim” social, politik, demografik dhe kulturor i ardhacakëve të rinj që “rekrutohen” shkaku i liberalizimit tê vizave nga korpusi i të rinjve kosovar do krijoj një “klimë” të re për një “kazan” të ri shkrirës kontinental.
- Liberalizimi i vizave, dosido do shembë shumë iluzione tek brezat e “kotësisë” të papunëve të përhershëm një kategori që (s’ka pasur asnjë përvojë në angazhim për çfarëdo pune çfarëdo qoftë ajo) ndryshe shquhet edhe si “ushtri digjitale politike” apo brez i të papunëve që kanë “ushtruar” statuse e standarde të ndryshme sociale gjatë kohës së mungesës së lejes për të qarkulluar lirshëm jashtë Kosove. Periudhë kjo që në një farë mënyre sociologjikisht mund të identifikohet edhe si “burgim kolektiv” që për dallim nga shtetet dhe vendet tjera të rajonit ishte jo vetëm unik por edhe specifik shkaku se kosovarët ishin të vetmit që nuk kishin të drejtë të qarkullojnë jashtë Kosove?! Periudhë kjo që në një farë mënyre sociologjikisht mund të identifikohet edhe si “burgim kolektiv” që për dallim nga shtetet dhe vendet tjera të rajonit ishte jo vetëm unik por edhe specifik shkaku se kosovarët ishin të vetmit që nuk kishin të drejtë të qarkullojnë jashtë Kosove?!
Sfida e a akomodimit social, pastaj ajo e rirreshtimit dhe adoptimit me kërkesat, nevojat, synimet dhe planet e reja personale, nuk do ndërrohen aq shpejt. Arsyeja është e thjesht se, fakti edhe akti i marrjes së lejes së liberalizimit të vizave, nuk nënkupton në pako edhe aktin dhe faktin e “ikjes” së papërgjegjshme nga vendlindja e shquar si Kosovë, por, aktin e fillimit të përfilljes së rregullave dhe normave që BE-ja i kultivon me xhelozinë më të madhe. E ato rregulla e norma nuk janë dizajnuar vetëm për “periferinë” (popujt dhe kombet që futen (i)legalisht në Evropë), por, edhe për “qendrën” (popujt dhe kombet që frymojnë; politikisht dhe ekonomikisht si qytetërues), në mënyrë që procesi i “shkrirjes” (një “melting pot (me’ltiŋ pɔt) (angl. kazan për shkrirje) identik sikurse amerikan të filloj të ndërtohet edhe në Evropë. Keqkuptimet eventuale lidhur me lejimin e liberalizimit të vizave, për një “shkuarje” apo dalje masive për mendimin tim janë të pa arsyeshme, për ca shkaqe; Një, leja për dalje jashtë Kosove, nuk është “dizajnuar” në atë mënyrë që të bëhet stihik dhe i pa organizuar.
Por, i sistemuar(përmes specifikave decidive dhe shumë strikte) i kushtëzuar (përmes afateve kohore, që zakonisht ka për qëllim testimin e “sjelljeve” të personave që dëshirojnë t’i vizitojnë vendet e ndryshme evropiane) dhe padyshim i kontrolluar (përmes evidentimeve sociale). Dy, liberalizimin nuk duhet kuptuar e projektuar si ofertë për angazhime afatgjata për punësime, por, për angazhime për negocime dosido. Tre, liberalizimi nuk do ta pasuroj ekonomikisht Kosovën (ashtu siç po mendohet) por do ta varfëroj dhe do ta bëje të varur financiarisht dhe ekonomikisht edhe më të ndërvarur nga shtetet e BE-së.
Sepse, paranë brenda Kosovës do ta bartë tek magnatët dhe vendet e BE-së ,dhe , dhe të njëjtin fat e kanë dhe po e përjetojnë edhe rajoni i Ballkanit si tërësi. Po ashtu, edhe për student që dëshirojnë t’i perfeksionojnë dhe vënë në përputhje me kriteret dhe standardet evropiane, profesionet e tyre. Po ashtu, liberalizimin e vizave duhet shikuar edhe në një kontekst që aspak nuk është i rastësishëm, sidomos pas pajtimit të Beogradit dhe Prishtinës, për Marrëveshjen e Ohrit. Ideja dhe qëllimi i liberalizimit të vizave për kosovarët, midis tjerash ka edhe ca porosi, do thoja specifike. Së pari, porosia e shtensionimit ndëretnik midis serbëve dhe shqiptarëve që u fuqizua sidomos gjatë problemeve me “targat”.
S’ dyti, planimetria demografike evropiane meqë ka shumë probleme si me punësimet e reja (racore) ashtu edhe me ato të reproduktimit të thjeshtë të nataliteti, po shihet se po planifikon të “furnizohet” me “kuadro të freskëta” akademike, S’treti, kërkesa për “pranim” social, politik, demografik dhe kulturor i ardhacakëve të rinj që “rekrutohen” shkaku i liberalizimit të visave nga korpusi i të rinjve kosovar do krijoj një “klimë” të re për një “kazan” të ri shkrirës kontinental.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".