Të anulohet konkursi i turpit për Kryeprokuror të shtetit dhe të hapet konkursi i ri pa dallavere ashtu si e thotë ligji dhe Kushtetuta e vendit

Të anulohet konkursi i turpit për Kryeprokuror të shtetit dhe  të hapet konkursi i ri pa dallavere ashtu si e thotë ligji dhe Kushtetuta e vendit
Të anulohet konkursi i turpit për Kryeprokuror të shtetit dhe  të hapet konkursi i ri pa dallavere ashtu si e thotë ligji dhe Kushtetuta e vendit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 21 April 2023 - 07:45

Shkruan: ANALISTI-RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Dallaveret e turpshme dhe kundër qytetarit, kundër Kushtetutës se vendit, kundër ligjit e shtetit nuk kanë të ndalur, sepse rrënjët i kane thellë nga bandat e kaluara. Në çdo vend të botës demokratike është e ndarë politika nga drejtësia, por në Kosovë jo dhe kjo e vërtetua se i kishin futur gishtat bandat më të rrezikshme në tërë Ballkanin që vepruan në Kosove dhe kjo s´do fare mend që e kalben sistemin e drejtësisë që na qitën hije të zezë në tërë globin. Pra fajtor janë bandat më kriminale të nëntokës, vetëm që t´i lënë të lira duart për të vjedhur deri në palcë shtetin dhe djersën e taksapaguesve dhe kështu kjo racë e poshtër u bë super milionere dhe siguruan pasuri marramendëse krejt me hajni e haram.

-Pra, jo rastësisht janë bërë këto lojëra të pista dhe dallavere në këtë dikaster të turpit, kemi shembuj e shembuj që nuk e kanë respektuar ligjin, Kushtetutën dhe BETIMIN që e kanë dhënë dhe kanë marr rrogën nga taksapaguesit, por janë bërë “bythë lëpirës, puthador të bandave më kriminale.

Ta zëmë kur një turp i marres së zezë kundërshtohet nga shoqeria civile, Instituti i Kosovës për Drejtesi, faktorit ndërkombëtar në përgjithësi, nga ambasadori gjerman në Kosovë, zoti Jorhn Rode, Bashkimi Evropian që ka shkelje dhe mbesin të befasuar si mund të ndodh një gjë e tillë dhe në këtë dikaster nuk tërhiqen dhe nuk ju vjen fare turp dhe pikërisht këtë e thash se çka ndodhë te ne në Kosovë në asnjë vend të globit nuk ndodhë sepse e kanë në gjak për të manipuluar sipas interesave të klaneve mafioze.

Ta marrin një shtet demokratik të botës, ta zëmë po kopjove VETËM NJË RRESHT bëhet hataja dhe dorë hiqen pa më të voglin dyshim dhe vetëm vënia gishtin kokës dhe të ndodhte ky turp i zi në Gjermani se çka do të ndodhte, ndërkaq, te ne në Kosovë janë bërë normale këto turpe vetëm për interesa personale dhe interesa të bandave kriminale të nëntokës dhe mjerisht te ne, për mua personalisht, janë banda kriminale që dikush i thotë bile parti me gojën plot. Turpi ju mbuloftë kudo që të shkoni!

Pra, kjo “nusja” e parë e vendit, zonja Osmani ose ka presion të madh nga krye bandat e krimit të organizuar, ose nuk ka fuqi, përndryshe këto dallavere do të duhej të refuzohen përndryshe do të na kushton shumë shtrenjtë dhe që do ta paguajmë ne këtë në kurriz. Këtu nuk do të duhej të ketë kompromis, do të duhej urgjentisht anuluar dhe bile të kërkojnë falje. Falje jam i sigurt se nuk do të ketë sepse nuk kanë kulturë për asgjë.

Por, do të duhej të merren në përgjithësi të gjithë ai zinxhiri komandues kush qëndron prapa se kur ngritën faktori ndërkombëtar kundër këtij dallaveri të turpit dhe ngul këmbë si gomari në lloç, po kjo nuk do fare koment.

Më e mira e të mirës dhe pa zhurmë do duhej të anulohet konkursi i turpit, të hapet konkursi i ri pa dallavere ashtu si e thotë ligji dhe Kushtetuta e vendit dhe do të normalizohej gjendja, kjo do të ndodhë se nuk bënë, por vetëm ka zhagitje dhe do të jenë të dëshpëruar më së shumti bandat politike që kanë gisht në këtë dallavere të kësaj zezenaje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".