Nuk emërohet Kryeprokurori i Shtetit me dajak në krah e në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën

Nuk emërohet Kryeprokurori i Shtetit me dajak në krah e në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën
Nuk emërohet Kryeprokurori i Shtetit me dajak në krah e në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 25 April 2023 - 07:30

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj-Zhuriani

Më në fund doli hapur ajo që është kontestuar për një prokuror që mendon të bëhet kryepr0kuror i shtetit, jo sipas ligjit dhe jo sipas Kushtetutës së vendit, por ky kërkon të bëhet kryeprokuror me dajak në krah, me hu të bikut e ndihmën e bandave hajdutësh që kanë qenë të lidhura me krimin e kanaleve kriminale të nëntokës. Tashmë doli edhe zyrtarisht nga shteti se ky njeri nuk mund të jetë kryeprokuror për shumë gjera negative që u tha edhe publikisht dhe atë nga institucionet më të larta shtetërore.

-Kjo çmenduri po të ishte në botën e civilizuar demokratike, s´do mend se është çmenduri e llojit të vetë dhe jo bile të paktën të tërhiqej, por do kërkonte falje publike për atë që u tha tani, po themi publikisht dhe nga shteti. Një gjë dihet se nuk do ia arrij kurrën e kurrës qëllimit djallëzor të interesit personal duke harruar se interesat shtetërore dhe interesat kombëtare janë dhe duhet të jenë mbi interesat personale, se të mos flasim mbi interesat e bandave kriminale që veprojnë dhe në fakt kanë vepruar dhe janë dëshmuar në Kosovë. Shto këtu edhe kontestimi nga ambasadat e huaja dhe në përgjithësi nga faktori ndërkombëtar dhe ky akoma vazhdon të fus këmbët thellë e më thellë në batak duke e injoruar edhe faktorin e fuqishëm ndërkombëtar. Kjo nuk do mend se është naivitet dhe po del ajo që është thënë se ky sistem është i kalbur dhe me ndihmën e bandave politike në Kosovë.

Doli sheshit edhe ajo se cilat dhe kush janë bandat që po e mbrojnë këtë njeri të kontestuar që është kundër ligjit, pra u pa se edhe nga kush është i thirrur që të mos e lëshoj karrigen dhe pikërisht këto banda lehin kinse Qeveria do me bërë puç! Mirë ju more edepsëz mendoni se populli është bagëti dhe ha sanë që nuk ju njeh juve se kush ishit ju këtu e 20 vjet më parë. Mosni se u bëtë horë dhe po qeshin bota me ju duke menduar se i tërë populli është si ju dhe mendoni një gjë se ndoshta faktori ndërkombëtar e di se PESHKU KALBET NGA KOKA dhe kur koka është pis ahere çka pritet nga populli? Nuk po i përsëris skandalet vrastare që i tha Albin Kurti se i tha të gjitha dhe akoma mendon të jetë sipas tij kryepr0kuror, mos e bëftë i Madhi Zot. Pra kjo i bie se do vetëm sherr. Prandaj, do ishte e mirë për popullin dhe për sistemi e drejtësisë që të largohet nga ai qëllim personal. Dhe, këtu është e pakuptueshme se përse vazhdon me inatin e kaurit kur nuk ka mbështetje nga populli dhe nga ligji se është i kontestuar dhe fillon akoma të bëhet gaz i botës. Dhe, kam frike se do i vije fundi i turpshëm, po pastaj kush e merr këtë përgjegjësi dhe kjo është kohë e humbur kot.

Ne shpeshherë kemi thënë se është i domosdoshëm VETING-u për të pastruar këta molla të kalbura, e mjerisht në këtë thes të këtij dikasteri ka mjafte molla të kalbura që duhet hedhur në pleh dhe mendoni kur kësi fare race kur bëjnë kësi lojëra politike dhe nuk e kuptojnë se ky vend ka shtet dhe ky mendon të jetë kryeprokuror i shtetit kjo nuk do fare koment se në çfarë derexhe të vdekjes e sjellin shtetin. Mendoj se komenti i mëtutjeshëm është i panevojshëm për këtë turp, kur e tha hapur i pari i qeverisë dhe nuk e kupton ky njeri. Ky kërkon sherr me shtetin e me popullin, por do vije dita së shpejti se ky do mbështet për muri dhe nuk do shtyhet bjeshka me gjoks.

E di se ky mundohet të shtyj atë mendimin se do vije koha që të ik kjo qeveri dhe serish do vijnë ato bandat e kanaleve të nëntokës kriminale. Ka vdekur ajo kohë dhe nuk kthehet më dot se populli i ka parë dhe po i she të gjitha, prandaj ky populli çdo ditë e më shumë po vjen më i vetëdijshëm dhe do të jetë më i fuqishëm, ndaj nuk mund të shkoj kundër vullnetit të popullit dhe kundër ligjit e sidomos kundër shtetit dhe institucioneve që kanë dalë nga vetë populli. Sa më parë ik dhe lësho udhë, është për të mirën e këtij tipi, të popullit dhe të shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".