Serbia duhet të gjykohet për gjenocid ndaj shqiptarëve
Muhamet Kelmendi
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Çështja e ngritjes së padisë për gjenocide kundër Serbisë, për gjenocide ndaj shqiptarëve nga ana e shtetit serb është një fakt i pa kontestueshëm dhe shumë domethënë për përgjegjësi penale dhe për drejtësinë Evropiane dhe botërore. Serbia e ka zbatuar një politike në vitin 1998 dhe 1999 për të zhdukur qytetarët shqiptare si komb nga Kosova. Politika gjenocidiale ka qenë e planifikuar nga shteti serb dhe ka pasur elemente raciste të zhdukjes në masë të shqiptarëve. Krimi dhe terrori ka filluar para kohës së luftës së UÇK-së. Mirëpo, me planin "Potkoi" Serbia e ka planifikuara veprimin gjenocidial.
Në zbatim të kësaj ishte plani për zhdukjen kombëtare të shqiptarëve në Kosovë duke e serbizuar këtë territor. Faktet që tregojnë gjenocidin janë: 1. Planifikimi shtetëror, me një plan të analizuar nga shteti, me emrin "Potkoi" për zhdukjen e shqiptarëve në Kosovë. 2. Ekzekutimin e këtij plani me masa ushtarake, paramilitare dhe militare raciste. 3. Vrasjet dhe mbytjet e mbi 15 mijë vetave me intensitet të ashpër nëpër katunde dhe në qytete te Kosovës. 4. Djegiet dhe shkatërrimet masovike, vjedhjet dhe grabitjet e tërë pasurisë së shqiptarëve, sikundër edhe shkatërrimi i infrastrukturës për jetë. 5. Ndjekjet e 1 milionë vetave me dhunë dhe terror, me plaçkitje dhe me ndjekje vrastare jashtë vendit duke krijuar kështu hapësirë të lirë dhe pa banor. 6. Përdhunimet e mbi 20 mijë femrave shqiptare dhe mbytjet e fëmijëve dhe të shumë nënave shtatë zana, 7 . Intensitet i krimit gjenocidial. Faktet e tilla tregojnë se në Kosovë është bërë gjenocid dhe atë ka mundësi ta dënon vetëm Gjykata Ndërkombëtare me padi të shtetit që është anëtare e OKB-së.
Në fakt padinë e tillë mundë ta paraqet Anglia, Gjermania, Shqipëria, SHBA-të, Franca, Italia, Turqia dhe të gjitha shtetet që me një mënyrë kanë qenë të implikuar në luftë kundër genocidistëve serb. Bombardimet janë bërë kryesisht për shkak të veprimeve gjenoncidale të shtetit serb mbi shqiptarët. Ndihmat në ushqim dhe në strehim që janë dhënë për të dëbuarit në Shqipëri, në Maqedoni e në Malin e Zi për mbi 1 milionë shqiptar tregon për politiken gjenocidiale të bërë në Beograd dhe të zbatuar mbi këtë pjesë të kombit shqiptar. Pse nuk janë ngritur akuzat e tilla, këtu nuk është fakti se nuk ka pasur mekanizma për padi. Përkundrazi. Padia nuk është ngritur për disa shkaqe: 1. Mos fuqia e organeve në Kosovë për të bërë një padi të tillë, 2. Mos interesimi i pushtetit në Kosovë dhe të shtetit shqiptar për padi gjenocidiale, 3.. Kompromiset e dhimbshme të UE-së dhe të SHBA-së me shtetin rus për çështjen e Serbisë, 3. Kundërshtimet nga vetë shtetet e BE-së për këtë version të dhunës së bërë në Kosovë dhe 4. Raportet e vjetra dhe miqësore, si dhe shumë frytdhënëse për shtetin serb në botë. Natyrisht se edhe përkundër këtyre Kosova ka pasur mundësi që nëpërmjet Shqipërisë të ngritë padi për gjenocid ndaj shtetit serb. Njëherit e ka pasur në dorë Kosova që mos të bisedon me shtetin serb pa përgjegjësi penale dhe gjenocidiale të bërë mbi shqiptarët.
Tash i takon kësaj qeverie ta punon padinë dhe të bie në kontakt me shtetin shqiptar për të paraqitur atë pranë Gjykatës ndërkombëtare për krime. Shqipëria ka obligime të dyfishtë për këtë çështje madhore. Së pari, se është atdheu i shqiptarëve, ku gjysma e popullit shqiptar ka kaluar nëpër masa gjenocidiale të dhunës dhe të territorit serb dhe së dyti, sepse Shqipëria i ka mbajtur mbi 1 milion shqiptarë të strehuar nga Kosova, që kanë qenë të dëbuar dhe të masakruam gjatë vitit 1998 / 99. Nuk ka dilemë se kjo mundësi ekziston dhe të njëjtën duhet zbatuar domosdo.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".