Lexoni edhe:
Kërkesa e Serbisë për asociacionin me ultimatum skenar i dizajnuar nga Aleksandër Vuçiqi për dialog të dështuar
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Shqiptarët në Kosovën Lindore kërkohet të kenë të njëjtin status si serbët në Kosovë. Historikisht i ka takuar ky territor Kosovës. Kjo është zgjidhja më e mirë dhe shumë e drejtë. Nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër.
Organizimi i Serbisë në sistem Federate është modeli më i drejtë për paqe dhe stabilitet në rajon. Raportet e popujve që jetojnë në Serbi janë krejtësisht ndryshe me gjendjen në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë, në Austri etj. Natyrisht se propozimi i z. Günter Feglinger, mbi organizimin e Serbisë në Federatë është i drejtë dhe i qëlluar. Serbia përbëhet prej tri krahinave gjeografike që nuk kanë lidhje të qëndrueshme në mes veti, në mënyrë që të kemi të organizuar vetëm një Republikë.
Propozimi për tri republika, të Sanxhakut, të Pqinjit (Serbia qendrore e Republikës) dhe të Vojvodinës, është një organizim që i zgjidhë fërkimet e brendshme dhe krijon barazi shoqërore, kombëtare dhe sociale midis popujve. Në këtë kuadër, çështja shqiptare në Kosovën Lindore të pushtuar nga Serbia dhe, ajo serbëve në Kosovë, shkojnë së bashku, nëse nuk bashkohet ky territor me Kosovën. Këtu vjen në pyetje reciprociteti. Shqiptarët në Kosovën Lindore kërkohet të kenë të njëjtin status si serbët në Kosovë. Historikisht i ka takuar ky territor Kosovës. Kjo është zgjidhja më e mirë dhe shumë e drejtë. Nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".