Ekipi menaxhues për draft-Statutin e Asociacionit i kryesuar nga deputetja e partisë së Vuçiqit e vartësit e Radojçiqit, skenar i menduar për të provokuar!

Ekipi menaxhues për draft-Statutin e Asociacionit i kryesuar nga deputetja e partisë së Vuçiqit e vartësit e Radojçiqit, skenar i menduar për të provokuar!

Hajrullah Tërnava

  • 28 April 2023 - 16:59

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Mënyra se si po tentohet të hartohet draft statuti asociacionit të Komunave me shumicë serbe, është një skenar për t’u habitur dhe shqetësuar, që do të përfundon në rrugë pa krye, me të dështuar, sepse në atë ekip menaxhues është dashur të jenë të përfshirë vetëm qytetarët serb loajal të shtetit të Kosovës, e jo si tani që në këtë përbërje marrin pjesë vetëm serb të njëanshëm politik të partisë së Aleksandër Vuçiqit.

 

 Është për tu shqetësuar dhe konstatuar se kjo përbërje e ekipit menaxhues për statutin e asociacionit është skenar i dizajnuar, për ta dështuar edhe procesin e hartimit të draft statutit të asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Këtë e tregon përbërja e pastër etnike e ekipit menaxhues, madje edhe me përbërje të njëanshme politike pro partisë së Aleksandër Vuqiqit, duke anashkaluar dhe injoruar tërësisht qytetarët lojal serb të integruar në realitetin e ri politik të Kosovës që e kanë pranuar dhe janë të integruar. Tani më është bërë publik zyrtarisht përbërja e ekipit menaxhues i cili është kontestuar dhe kundërshtuar si i pa përshtatshëm dhe pa pranueshëm edhe politikanë serb që kanë pozita në institucionet e shtetit të Kosovës. Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviç këshilltare në Qeverinë Kurti, ka reaguar kundër kësaj përbërje të ekipit menaxhues duke deklaruar se në këtë ekip nuk janë profesionistët por njerëzit lojal të Vuçiqit dhe kriminelit Radojçiq që udhëheq bandat serbe në veri të Kosovës. Kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviq, ka thënë se është e tmerrshme se në fatin e kujt kanë mbetur serbët e Kosovës kur shihet se deputetja e SNS-it Danijela Vujiçiq, udhëheq ekipin për hartimin e statutit të Asociacionit, e cila nuk është juriste dhe nuk ka kualifikime për këtë punë, por, është superfanse e Millan Radoiçiqit. Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ekipi menaxhues për hartimin e Statutit është bërë temë diskutimi tash e një kohë, gjersa për përbërjen e këtij ekipi menaxhues nuk është diskutuar shumë në të kaluarën. Por, ajo që tashmë dihet pas publikimit të disa dokumenteve nga ministri aktual i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është se nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar; Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq. Dy tjerë janë ndryshuar vazhdimisht. Danijela Vujiçiq është anëtarja më e re e këtij ekipi, sipas vendimit të vitit 2020, në kohën sa me Qeverinë ka udhëhequr Avdullah Hoti. Njëherësh, ajo është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues. E Danijela Vujiçiq është deputete në Kuvendin e Serbisë nga radhët e partisë së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Pika e gjashtë e vendimi të vitit 2020 parasheh që Ekipi Menaxhues koordinohet dhe i raporton për aktivitetet e tij ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal. Më 18 prill, ministri ka drejtuar një ftesë për takim me këtë grup por ai nuk ka marr përgjigje, pra është refuzuar. Atëherë me të drejtë shtrohet pyetja se çfarë dokumenti mundë të prodhon, propozon një ekip i cili nuk vepron në kudër të institucioneve të Republikës dhe kushtetutës së Kosovës, por kontrollohet dhe menaxhohet, urdhërohet nga qendrat jashtë Kosovës, nga zyra e presidentit të Serbisë në Beograd dhe strukturat e krimit të organizuar në veri të Kosovës. Në bazë të kësaj çfarë u tha deri më tani është për tu habitur me mos pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës për një dokument të rëndësishëm që do të jetësohet në territorin e tyre në Kosovë, ku do të jetojnë po këta serb. Habia më e madhe është tani kur këtë dokument e kontrollojnë dhe e menaxhojnë me urdhra jashtë Kosovës, nga zyra e presidentit të Serbisë në Beograd dhe strukturat e krimit të organizuar në veri të Kosovës. Mënyra e veprimit të përgatitjes së këtij dokumenti me rëndësi për serbët e Kosovës, na bënë të dyshojmë se vetë mënyra e përgatitjes së finalizimit të këtij dokumenti me rëndësi për qytetarët serb të Kosovës është bërë me qëllim dështimi, sepse ndryshe nuk ka pse atë dokument ta finalizojnë-përgatitin ata të cilët nuk do të jetojnë në Kosovë, që ishte dashur patjetër që për këtë dokument të rëndësishëm komentet dhe autorësia e plotë të jetë nga serbët e Kosovës, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe institucionet legale e ligjore të shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".