Lexoni edhe:
Kushtëzim diplomatik për Asociacionin- Republikë serbe brenda shtetit të Kosovës, është kërkesë skandaloze me të cilën shteti po kushtëzohet e duhet të refuzohet
Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani
Shteti duhet vënë dorën seriozisht, që qoftë edhe me forcë vetëm e vetëm të mos ndalen proceset dhe të fillojmë pa manipulime se kemi të bëjmë me të parin e shtetit dhe që i mbron pikërisht interesat shtetërore, ligjet, Kushtetutën dhe të drejtat e qytetarit. Pra, kush e kupton duhet vënë interesat shtetërore mbi ato interesat personale ose grupore, si në këtë rast të atyre bandave politike. Duhet kuptuar atë që e thotë ministrja e Drejtësisë zonja Albulena Haxhiu:"... se na duhet një figurë tjetër dhe jo si ky që e ka bishtin e zënë me derë ..", që do të thotë se ky tipi jo vetëm që duhet larguar, por duhet burgosur menjëherë dhe do shohim pastaj se çka na del.
Tashme u vërtetua edhe nga organet shtetërore që në sistemin e kalbur të drejtësisë ka pasur manipulime, pazare dhe mbi të gjitha të lidhur me kanalet e nëntokës kriminale dhe sidomos me kryebanditët e bandave politike. Për këtë mos pëlqim, për këto dallavere, për këtë pazar të pistë, të thoshte dikush nga jashtë, kur them nga jashtë e kam fjalën jashtë oborrit të sistemi të drejtësisë, ndoshta dikush do e vente në dyshim, mirëpo kur flitet me shkrim e me vule dhe kur i bie çekiç shteti, pra kryetar i Qeverisë, Presidentja e shteti, Ministrja e Drejtësisë dhe kjo do të thotë se çfarë turpi të madh i qesim Kosovës. Kjo nuk do koment fare. Mirëpo dikush nuk e ka kuptuar një gjë shumë me rëndësi dhe cila është ajo? Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me profesionin, por këtu kemi të bëjmë mbi të gjitha edhe me MORALIN DHE KARAKTERIN NJERËZOR. Pra, ky tipi (Blerim Isufaj, vj.), po të kishte një grim morali jo vetëm që do të largohej me marre të zezë, por të paktën do të duhej të jepte dorëheqje të parevokueshme. Pra, vetëm merreni me mend se çka pret populli nga këta marrëzi, nga këto turpe shkuar turpit. Po kur ka pazare në këtë dikaster çka pret populli nga këta; do pret drejtësi, jo kurrën e kurrës. Këtu nuk kemi të bëjmë nga dje, këtu kemi të bëjmë me rrënjët e thella të gërshetuara nga bandat kriminale të nëntokës, pra nga e shkuara e largët sepse ata Kosovës ja lanë kopilin në derë. Pra, kur shteti zyrtarisht kërkon njeri tjetër në këtë post atëherë shtrohet pyetja:Përse nuk lëshon rrugë ky tipi? Po ngul këmbë në llaq dhe nuk largohet për inatin e kaurit dhe nuk lëshon pe, dhe ka të ngjarë se është i shtyre nga bandat mafioze që dikush i quan parti. Shteti duhet vënë dorën seriozisht, që qoftë edhe me forcë vetëm e vetëm të mos ndalen proceset dhe të fillojmë pa manipulime se kemi të bëjmë me të parin e shtetit dhe që i mbron pikërisht interesat shtetërore, ligjet, Kushtetutën dhe të drejtat e qytetarit. Pra, kush e kupton duhet vënë interesat shtetërore mbi ato interesat personale ose grupore, si në këtë rast të atyre bandave politike. Duhet kuptuar atë që e thotë ministrja e Drejtësisë zonja Albulena Haxhiu:"... se na duhet një figurë tjetër dhe jo si ky që e ka bishtin e zënë me derë ..", që do të thotë se ky tipi jo vetëm që duhet larguar, por duhet burgosur menjëherë dhe do shohim pastaj se çka na del. Zonja në fjalë foli hapur dhe tregoi se këtu kemi të bëjmë me gjëra të pista, pazare dhe të lidhura me krimin e organizuar të nëntokës kriminale e sidomos me lidhjet mafioze të bandave që shkuan në theqafje dhe nuk e kuptoj fare se përse ndodhë kjo zhagitje e turpshme, por kjo ka të bëjë se shpinën e ka të mbështetur te bandat hajdutësh që të mos lëshoj pe se do të del gjizë, kush e di se ndoshta pritet edhe burgosje ose konfiskim i pasurisë sepse ka lidhje kriminale që janë dëshmuar edhe publikisht, prandaj është edhe ky sherr i madh që askush nuk i gjen fijen. Në fakt, po të vepronte shteti guximshëm dhe me dorën e fortë shtetërore, ka zgjidhje, se kjo nuk është pasuri private, kjo ka të bëj me dhënien e betimit, me mbrojtjen e Kushtetutës së vendit dhe jo me lidhje të pista, paaftësi dhe në valle me banda hajdutësh që na qitën hije të zezë si emër në botën e qytetëruar. Merreni me mend kur edhe ambasadat e huaja e sidomos faktori ndërkombëtar ka kritika të forta, atëherë çka pritet më tej. Pra, duhet kuptuar njëherë e mirë se ka perënduar koha e bandave mafioze, e bandave hajdutësh që kanë ikur në theqafje, e këta mos qofshin që na sollën në këtë gjendje të mjerueshme dhe si ne nuk mundë të kuptojmë. Këtu duhet pasur shumë kujdes dhe veprim të guximshëm sepse 7 vite do jenë të pa shpresë, do jenë krim dhe këtë krim nuk mund ta mbaj më në shpinë Kosova se për barrë të rëndë ka me halle tjera kombëtare e shtetërore dhe jo me ata që mbrojnë interesat personale apo të grupeve hajdutësh dhe atyre veshur me xhaketën e shtetit. Një orë e më parë duhet të ik dhe të lëshohet rrugë për njeriun e duhur në vendin e duhur.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".