Lexoni edhe:
Sistemi juridik në Kosovë kërkon shërim edhe me masa penale
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Pranimin planit franko-gjerman është baza pse Franca e hoqi kundërshtimin dhe u nxor vendimi mbi liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës. Me planin e BE-së parashihet një subjekt i ri i komunave me shumice serbe dhe me pushtet të zgjeruar autonom.
-Komunat qe do t'i bashkojnë kompetencat në një qendër të këtij subjekti që krijon mundësinë e ndërtimit të një udhëheqje dhe kështu de-jure krijohet një subjekti ri shtetëror. Kompetencat qe do te bashkohen nga komunat në Asociacion konsistojnë: 1. Pushteti administrativ, 2. Policia dhe sistemi i rendit dhe sigurisë, 3. Gjykatat dhe prokuroritë, duke pasur edhe Gjykatën e Apelit, 4. Arsimi, shëndetësia dhe sigurimet sociale, 5. Planifikimi hapësinor dhe ekomomik, 6. Prona publike dhe ajo shtetërore, 7. Marrëdhëniet e veçanta me Serbinë dhe marrëdhëniet me faktorin e jashtëm etj. Këto kompetenca bashkohen në subjekt të ri. Këtu nuk ka rëndësi emërtimi i këtij subjekti, kundruall kompetencave që barten nga komunat dhe që i jepen këtij subjekti të ri juridiko-politik. Quhet asociacion, bashkësi, krahinë apo republikë, përfundimi është i njëjtë: Subjekt i ri shtetëror serb. Këtu e ka bazën pse u bë nga BE-ja liberalizimi i vizave.
Sistemi juridik në Kosovë kërkon shërim edhe me masa penaleLexoni edhe:
Franca dhe miqtë e saj, si Spanja, Holanda, Gjermania, Spanja, Greqia, etj , arritën të krijojnë edhe një subjekt të ri serb. Me pranimin e këtij plani nga Kosova u bë liberalizimi. Këtu nuk kanë fare ndikim kushtet e përcaktuara nga BE a ndonjë çështje tjetër, lidhur me liberalizim. Ato u mohuan dhe fare nuk ndihmuan liberalizimin. Liberalizimi erdhi kur arriti Franca të shtrij ndikimin e vetë mbi shtetet tjera në BE dhe ta detyroi këtë subjekt evropian ta pranon subjektin e ri serb në Kosovë, si dhe Kosova të japi pajtimin. Natyrisht se nuk kanë rëndësi edhe deklaratat monotone të politikanëve të BE-së dhe të SHBA-ve: subjekti i ri i komunave me shumice serbe krijohet në kuadër të Kushtetutës së Kosovës". Kjo është gënjeshtër. Me ndërtimin e subjektit të ri serb do të bëhet edhe ndryshimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Subjekti i ri serb e detyron këtë ndryshim. Ai është subjekt i ri politik. Me këtë përfundon së ekzistuari edhe Republika.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".