Vota e korruptuar format më perfide të veprimit kriminal, nga prijësi i narko mafisë shqiptare Edi Rama po shihet si mjeti i vetëm i mundshëm i shpëtimit prej ndëshkimit elektoral

Vota e korruptuar format më perfide të veprimit kriminal, nga prijësi i narko mafisë shqiptare Edi Rama po shihet si mjeti i vetëm i mundshëm  i shpëtimit prej ndëshkimit elektoral

Hajrullah Tërnava

  • 03 May 2023 - 07:38

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Është reale të pritet që zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri, të jenë vendimtare për pastrimin e politikës nga virusi i krimit përmes deklarimit plebishitar qytetar me votën e ndëshkimit, për një pushtet me oligark të korruptuar që në dy mandate të plota të qeverisjes e kanë vrarë shpresën e qytetarëve të cilët në këto vitet e fundit masovikisht janë duke ikur nga vendi, madje edhe pse jeta e tyre nga trafikantët është e rrezikuar.

Tani kur dihet se është ofruar momenti dhe koha e zgjedhjeve në Shqipëri, është e kuptueshme se qeveritarët-pushtetarët, në të shumtat e rasteve e kanë frikën për humbjen e zgjedhjeve, sepse kjo qeveri me një kohë të gjatë që gjendet në pushtet, dhe me dëshmitë e saja se për tërë kohën e qeverisjes se tyre, qytetarët i kanë vërejtjet e tyre se ato premtimet e dhëna para zgjedhjeve të fundit në asnjë mënyrë nuk i kanë jetësua, përkundrazi, Shqipëria tani vlerësohet nga ndërkombëtaret si shteti më i korruptuar dhe i kriminalizuar në Evropë. Është e kuptueshme që tani Edi Rama po i pret zgjedhjet e 14 Majit nën ethet më të rënda të rrezikut të humbjes së pushtetit në nivelin lokal, për shkak zbulimit të vazhdueshëm të aferave kriminale, e së fundi, në momentin elektoral është edhe dalja në skenë e mega aferës korruptive McGonigal.

Prandaj Kryeministri Edi Rama dhe vartësit e tij të dëgjueshëm, janë të shqetësuar dhe të vetëdijshëm për atë që është duke i ndjekur, për tu ndëshkuar regjimi i tij i korruptuar dhe inkriminuar. Tash ata kanë filluar që ditët e fundit të fushatës të aktivizohen edhe për blerje të votës, me parat e nëntokës së krimit të organizuar, të cilin vetë e kanë instaluar në institucione, të cilin e kanë zhvilluar dhe sistemuar. Vota e korruptuar nga format më perfide të mundshme të veprimit, po shihet nga prijësi i narko mafisë shqiptare Edi Rama si mjeti i vetëm i mundshëm i shpëtimit prej ndëshkimit. Ai tani më është në vrull dhe nuk po ndalet derisa

Shqipëria ka hyrë prej 14 prillit zyrtarisht në muajin e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 Majit, me qeverinë dhe opozitën që janë dislokuar në terren me të gjithë arsenalin e tyre, për të përmbushur misionin e fitores në 61 bashki të vendit. Por në këtë fushatë ajo ç’ka ka rënë në sy është shkelja me “të dyja këmbët” e Kodit Zgjedhor nga kryebashkiakët socialistë, të cilët kanë tenderuar miliona euro për asfalt elektoral dhe vepra të tjera infrastrukturore në këmbim të mbështetjes nga klientët biznesmenë në terren dhe “rrëmbimit” të votës. Si shembull, kanë ndjekur as më shumë e as më pak por kryetarin e tyre, njëherësh kryeministër, i cili nga Tirana nisi aksionin “blerja e votës” që në mars me urdhrin për shpërndarjen e lëmoshës 5 mijë lekë të reja për pensionistët dhe lëvrimin e fondeve për rritje pagash në disa sektorë të administratës dhe punonjësve të shtetit.

Të tjera forma që janë hasur, lidhen me shpërndarjen e dhjetëra mijëra eurove nga bashkitë socialiste si grante për të prekurit nga tërmeti i vitit 2019, ku kryesojnë listën Durrësi, Kruja, Vora apo Kamza. Në këtë fushatë të egër për blerje kriminale të votës nuk po përjashtohet nga makineria elektorale e Edi Ramës as nisja e përzgjedhjes së librave falas për nxënësit para datës së zgjedhjeve, apo shpërndarja e milionave të radhës si subvencione për naftën falas në kuadër të programit IPARD III, për të cilën ministrja e Bujqësisë se mbi 2000 fermerë do të tërheqin rreth 146 milionë euro nga fillimi i javës.

Sikur të mos mjaftonin këto makinacione kriminale para zgjedhjeve, në këtë betejë, kryeministri ka shfrytëzuar edhe Këshillin Kombëtar të Territorit, duke shpërndarë disa leje ndërtimi në kulmin e fushatës elektorale. Ajo çka bie në sy në 40 vendimet e mbledhjes së fundit të KKT-së, që është mbajtur të martën e 25 prillit, është se me firmën e Ramës i jepet “OK” ndërtimit të shtatë kullave të reja në Tiranë. Pra ashiqare shihet që në formulën kriminale të sigurimit të votës përmes mashtrimit është edhe projekti i betonizimit të kryeqytetit, i cili është shtruar si problem real i qytetarëve në këtë fushatë zgjedhore, por si duket se do të vijojë pa ndalur me “bekimin” e Ramës, i cili i shton 1.8 milionë m2 lejesh ndërtimi të Veliajt në Tiranë edhe 7 ndërtime të tjera të reja. Është reale të pritet që zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri, të jenë vendimtare për pastrimin e politikës nga virusi i krimit përmes deklarimit plebishitar qytetar me votën e ndëshkimit, për një pushtet me oligark të korruptuar që në dy mandate të plota të qeverisjes e kanë vrarë shpresën e qytetarëve të cilët në këto vitet e fundit masovikisht janë duke ikur nga vendi, madje edhe pse jeta e tyre nga trafikantët është e rrezikuar.

Është momenti i vetëdijesimit të elektoratit zgjedhorë, ata duhet të vetëdijesohen dhe ti përcjellin referencat e shteteve mike për qeverisjen e deritashme të Rames nëpër komuna dhe tërë shtetin e Shqipërisë, për epitetet negative me të cilat e vlerësojnë, dhe është koha tani që mos të bien pre e premtimeve për të cilat Rama ju ofron zgjedhësve-elektoratit, sepse elektorati deri më tani është ngopur me premtimet dhe mashtrimet që ju ka bërë deri më tani, prandaj ata që ja donë të mirën shtetit te tyre, duhet të përcaktohen për njerëz të besueshëm, të shkolluar e me të kaluara të pastër që do ta qeverisin shtetin e tyre si duhet, në përputhshmëri me kushtetutën dhe ligjet e shtetit, dhe të cilët do e spastrojnë shtetin nga krimi që e ka kaplua shtetin e tyre deri në këtë nivel, e kur dihet se krimi nëse donë të spastrohet si duhet, duhet të filloj nga komunat e deri në institucionet më të larta shtetërore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".