Lexoni edhe:
Vendim i drejtë për bashkimin e qytetit të ndarë padrejtësisht, ndarje që e lejuan ish pushtetarët duke qeverisur shtetin kriminalisht
Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi
Ekziston pyetja logjike, pse edhe pas tri decenieve në Serbi po sundojnë njerëzit më biografi kriminale , njerëzit të cilët popujve të tjetër në ish-Jugosllavi ju shkaktuan dhembje të mëdha?! Është e çuditshme pse Serbia nuk u dënua për gjenocid, kur vrau afër 200 mijë myslimanë të Bosnjës dhe mbi 15 mijë shqiptarë të Kosovës! Kjo është një temë e cila për fat të keq nuk po gjen përgjigje nga bota demokratike.
- Se politika e Serbisë është e ndërtuar mbi rrena, mashtrime dhe manipulime historikisht tashmë dihet. Këtë gjë sikur nuk po e kupton apo nuk po dëshiron më e kuptuar bashkësia ndërkombëtare! Edhe pas Millosheviqit në Serbi kemi në pushtet pasardhësit e tij, Aleksandër Vuçiq, Ivica Daciq, Aleksandër Vulin e të tjerë. Kjo është rrethanë e çuditshme më të cilët po bisedohet për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi! Si të bisedohet për paqen në rajon më këtë garniturë politike, kur më kufoma të shqiptarëve jo vetëm që e kanë mbushur Kosovën, por edhe Serbinë?Politika e Serbisë është politikë e Millosheviqit.
Kosova kishte fat të madh që më luftë të pavarësohet nga Serbia në vitin 1999. Por, të bisedohet më këtë Serbi, dhunuese kjo është absurde. Vuçiq është politikan i cili ka inspiruar vrasjet dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve së bashku me Vojisllav Sheshelin, Ratko Mladiqin, Radovan Karagjiqin, me politikanin si Vuqiq i cili kurrë nuk bëri as gjestin më të vogël për kërkim falje për gjenocid dhe të pranojë pavarësinë e Kosovës, zor do të jetë që do të kemi vendime politike në bisedimet të cilat po zhvillohen. Bota Perëndimore po bën gabim që nuk po i ndëshkon politikat e tilla hegjemoniste dhe pro ruse të Serbisë në rajon. Gjithçka ende po kutërbon prej vrragëve të luftës dhe kufomave , që i lanë mbrapa kriminelet serb të luftës. Kjo është fotografia e shkurtër të kësaj Serbie, e cila po synon të krijojë vatra të reja të luftës në rajon dhe në Kosovë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".