Kosova e fiton edhe një shans të ri për të nisur ofensivën serioze kundër Serbisë, për ndjekjen e kriminelëve dhe kompensimin e dëmeve të luftës
Gani Qarri
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Nënshkrimi i deklaratës në Bruksel, për personat e zhdukur nga lufta e fundit, ishte tema e parë e caktuar për diskutim nga Bashkimi Evropian, që edhe u miratua në takimin e Brukselit mes krerëve të shtetit të Kosovës dhe atij Serbisë. Në ndërkohë, duhet të përgatiten dhe plotësohen me detaje të reja të gjitha dokumentet e nevojshme, për ta ngritur një padi sa më të fuqishme kundër Serbisë fashiste, për krime e gjenocid të shkaktuar ndaj shqiptarëve të pambrojtur, pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë!
-Pas nënshkrimit të marrëveshjes, për personat e pagjetur dhe të zhdukur nga Serbia, ndoshta Kosova do të jetë e detyruar që të pres edhe pak kohë, derisa të kthehen trupat e shqiptarëve të vrarë e të kidnapuar nga Serbia okupatore, në mënyrë që dhembjet e familjarëve mos të zgjaten edhe më tej, të cilat po presin tash e mese 23-24 vite me radhë kthimin e tyre në atdhe. Por në ndërkohë, duhet të përgatiten dhe plotësohen me detaje të reja të gjitha dokumentet e nevojshme, për ta ngritur një padi sa më të fuqishme kundër Serbisë fashiste, për krime e gjenocid të shkaktuar ndaj shqiptarëve të pambrojtur, pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë!
Pra Kosova gjithsesi duhet ta shfrytëzojë këtë akt, për përgatitjen sa më dimensionale të padisë penale për të gjitha krimet dhe dëmet e luftës, kundër shtetit okupator serb, që nga momenti i nënshkrimit të dokumentit për personat e pa gjetur dhe dakordimit të dyanshëm në takimin ndërmjet të dy shteteve, të mbajtur në Bruksel. Madje edhe presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se çështja e të zhdukurve me dhunë është pika e parë e agjendës që u prezantua në BE, dhe hap i rëndësishëm në dialog, që do ta detyrojë Serbinë të hapë arkivat se ku gjenden dëshmitë e mbi 1600 shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, sado që dilemë mbetet se në çfarë mase do ta zbatojë Serbia zotimin dhe dokumentin e marrëveshjes, për këtë çështje të ndjeshme dhe tepër të rëndë!
Kështu që meqenëse, gjatë gjithë kësaj kohe është heshtur, në mënyrë të pashpjegueshme, tani institucionet e Kosovës do duhej nxituar për përgatitjen pa vonesë të padisë për krime lufte ndaj Serbisë, duke argumentuar me atë që Serbia do ta ketë si fakt të pranuar për ta zbatuar si pjesë të dialogut, duke kompensuar edhe kohën të cilën qeveritë e deritashme të Kosovës e kanë humbur, me hezitime, duke penguar edhe sistemin e drejtësisë për të zhvilluar një proces të ndjekjes dhe ngritjes së padisë penale kundër Serbisë okupatore, temë që ish qeveritarët, nuk e kanë lejuar dhe klasifikuar si të ndaluar!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".