Lexoni edhe:
Çdo koncension politik që i bëhet Serbisë në Kosovë është lëshim ndaj ndikimit, kundër politikës gjeostrategjike të Amerikës dhe perëndimit në rajon
Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri
Drejtimi i shtizave plotë kritika dhe helm kundër qeverisë Kurti lidhur me deklaratën për personat e pa gjetur, te zhdukur gjatë luftës, tregon mungesë shumë të madhe të gatishmërisë së bashkëpunimit politik për shtet ndërtim, pikërisht nga ato forca politike që këtë proces dialogu e kanë filluar të parët, kanë arritur me dhjetëra marrëveshje që kanë mbetur të arkivuara dhe të pa zbatuara, duke mos kërkuar përgjegjësi nga Serbia për bllokimin e tyre. Pra, përçarja për interesa puro politike dhe mungesa e unitetit karshi dialogut me Serbinë, po e dëmton dhe shkallmon rëndë këtë proces në të cilin gjendet Kosova, në përpjekje për arritjen e marrëveshjes së normalizimit që indirekt nënkupton njohjen dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme në rajon, krijimin e frymës tolerante të bashkëpunimit.
Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës , e zhvilluar në këtë fundjave. Edhe njëherë nxori në sipërfaqe mungesën e dëmshme të unitetit politik, për procesin e rëndësishëm strategjik e diplomatik nëpër të cilin po shkon vendi, në finale të dialogut me Serbinë, për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme të normalizimit dhe pajtimit, e cila qon drejtë njohjes reciproke. Temë banale me akuza elektorale në parlament ishte pajtimi dypalësh për deklaratën lidhur me personat e pagjetur, të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovës.
Mendoj që në këtë rrafsh ishte tepër serioze, qasja kritike e opozitës ndaj pajtimit-dakordimit dhe pranimit të deklaratës për personat e pa gjetur në takimin e fundit në Bruksel mes Kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, një deklaratë kjo që i obligon të dyja palët, dhe është hera e parë që Serbia në këtë formë e pranon faktin e pa mohueshëm dhe përgjegjësinë për krimet që kanë ndodhur në Kosovë, dhe personat që akoma evidentohen të zhdukur, sepse mbi 1600 viktima, janë dërguar nëpër varreza masive në territorin e Serbisë dhe tash zyrtarisht shteti merr obligim për zbulimin dhe identifikimin e vend ndodhjes së tyre.
Drejtimi i shtizave plotë kritika dhe helm kundër qeverisë Kurti lidhur me deklaratën për personat e pa gjetur, te zhdukur gjatë luftës, tregon mungesë shumë të madhe të gatishmërisë së bashkëpunimit politik për shtet ndërtim, pikërisht nga ato forca politike që këtë proces dialogu e kanë filluar të parët, kanë arritur me dhjetëra marrëveshje që kanë mbetur të arkivuara dhe të pa zbatuara, duke mos kërkuar përgjegjësi nga Serbia për bllokimin e tyre. Pra, përçarja për interesa puro politike dhe mungesa e unitetit karshi dialogut me Serbinë, po e dëmton dhe shkallmon rëndë këtë proces në të cilin gjendet Kosova, në përpjekje për arritjen e marrëveshjes së normalizimit që indirekt nënkupton njohjen dhe vendosjen e paqes së qëndrueshme në rajon, krijimin e frymës tolerante të bashkëpunimit.
Madje, për të qenë edhe më jo parimore sjella politike dhe e ulët e opozitës, derisa ndërmjetësit e BE-së dhe diplomatët e akredituar në Republikës e Kosovës e kanë përshëndetur një marrëveshje të tillë parimore dhe obligative për palët, opozita e cila sa ishte në pushtet, në mandatin e kaluar është me përgjegjësi të plotë për dialogun që është zhvilluar dhe për temat në të cilat janë bërë gabimet apo ka dështuar, nuk gjen asnjë element pozitiv në qeverisjen Kurti dhe në vazhdimësinë e këtij procesi, por baltos duke gjuajtur kritika edhe kur nuk ka asnjë element të vetëm për ta arsyetuar dhe argumentuar. Opozitarët sikur po harrojnë që juridikisht krimet e luftës nuk amnistohen, por politikisht ka pasur përpjekje të amnistimit, sepse publikisht dhe zyrtarisht nga ish pushtetarët Serbia është shfajësuar në kohën kur ata kanë Qeverisur, dhe për këtë Ministrja e drejtësisë ka sjellë dëshmi edhe para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, kur vetë ish Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi e pranon se ka pasur një qasje të amnistimit të krimeve të luftës nga ana e Qeverisë së PDK-së ndaj Serbisë. “...po jem shumë i drejtpërdrejt, për krime lufte nuk e kisha dënuar asnjë njeri.
Me pas në dorën dhe fuqinë time. Amnisti bile kisha bërë edhe për palën tjetër sepse për mua çmimi më i madh i luftës për liri është pavarësia dhe krejt këto tjerat janë pjesë e atij çmimi”, dëgjohet duke thënë Kuçi, të incizimin tonik të deklaratës së ish Ministrit të drejtësisë të cilën e kishte dhënë në mandatin e tij në atë pozitë. Kjo dëshmon katërçipërisht se xhelozia e pa shembull dhe inati politik i opozitës është ajo sjellje e cila po e rrezikon seriozisht shtetin vetëm nga lakmia për ta marr pushtetin, pavarësisht rrezikut që sjell tash gara për pushtet në këtë moment krucial të dialogut me shtetin serb kur përfundimisht vendoset edhe interesi afatgjatë nacional i shtetit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".