![](/uploads/kosova-sot/images/2022/September/16/200x200_baton-haxhiuuu1663308161.jpg)
Lexoni edhe:
Nuk i beson kush kësaj race të poshtër politikanësh hajna që kanë vjedhur nga përmendoret e heronjve të kombit dhe dekoruan spiunin e Jovica Stanishiqit- Baton Haxhiun
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Ky dënim fillon me muaj, me vite e edhe me ndalim ushtrimin e profesionit për jetë. Lartësia e dënimit varet nga dëmi i shkaktuar, nga koha e zgjatjes se veprës, puna individuale a grupore e organizuar dhe nga shuma e marrë financiare a të ndonjë pasurie tjetër të luajtshme a të paluajtshme.
-Marrja e ryshfetit është vepër penale e sanksionuar me ligj.
Me Kodin penal ka përcaktime të ndryshme juridike për veprën e ryshfetit. Natyrisht se ryshfeti si vepër është i dënueshëm.
Dënimet shkojnë nga dënimi me gjobë dhe deri të dënimi me burg, ku mund të shqiptohet edhe dënimi me burg deri në 10 vite.
Veç kësaj, konfiskohet pasuria e tundshme dhe e patundshme, kuptohet nëse nuk ka mbulesë ekonomike ligjore.
Jo duke thënë se e morra këtë shtëpi a banesë, makinë a ndonjë send tjetër me vlerë nga baballëku, tezaku, vëllai, miku a shoku, nga bashkëshortja a nëna, e ku me këso arsyetime!!!
Jo kjo kërkon mbulesë atëherë edhe për dhuruesit e pasurisë dhe kështu zgjerohet vepra penale. Krahas kësaj, përcaktohet edhe dënimi për ndalimin e profesionit. Ky dënim fillon me muaj, me vite e edhe me ndalim ushtrimin e profesionit për jetë.
Lartësia e dënimit varet nga dëmi i shkaktuar, nga koha e zgjatjes se veprës, puna individuale a grupore e organizuar dhe nga shuma e marrë financiare a të ndonjë pasurie tjetër të luajtshme a të paluajtshme. Në varshmëri me këto elemente të veprës penale shqiptohet dënimi nga ana e gjykatës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".