Lexoni edhe:
Ja çka duhet të bëjnë popujt e Ballkanit për ti çliruar shtetet e tyre nga politikanët e lidhur me krimin e organizuar
Shkruan: Skënder Mulliqi
Ky rusofil po bënë çdo gjë që është e mundur që të shpërndajë ndikimin rus në Ballkan. Po e bënë këtë punë , së po pret ndihmë ushtarake për të pushtuar Kosovën. Dhe, mu për atë edhe Vuçiq nuk po i ndalë kërcënimet për ndarjen e Kosovës. Herëdo kur bota perëndimore do të detyrohet që ushtarakisht ta ndalë Putinin në Ukrainë, dhe së bashku më të do të ngordhë edhe Putini i vogël i Serbisë.
Çka pritet nga radikali, Aleksandër Vuçiqi, kur behët fjalë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon? Nuk pritet asgjë nga një njeri me biografi kriminale, se do të kemi normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të cilën gjë po e kërkon më ngulm bashkësia ndërkombëtare në bisedimet e ndërsjella të cilat po zhvillohen. Çka pritet nga një Serbi e cila nuk kërkojë falje për gjenocid të shkaktuar më luftën në ish-Jugosllavi? Çka pritet nga Vuçiqi i cili nuk e dënojë agresionin rus në Ukrainë? Këtë politikë ekspansioniste Serbia po e kultivon shekuj më radhë. Edhe kjo politikë e Vuçiqit, nuk ka se si të jetë ndryshe, veç politikë shoviniste serbomadhe. Ky rusofil po bënë çdo gjë që është e mundur që të shpërndajë ndikimin rus në Ballkan. Po e bënë këtë punë, sepse po pret ndihmë ushtarake për të pushtuar Kosovën. Dhe, mu për atë edhe Vuçiq nuk po i ndalë kërcënimet për ndarjen e Kosovës.
Herdo kurë bota perëndimore do të detyrohet që ushtarakisht ta ndalë Putinin në Ukrainë, dhe së bashku më të do të ngordhë edhe Putini i vogël i Serbisë. Kjo Serbi nuk ka lidhje më vlerat Morava njerëzore, as më ijën dhe, as me demokracinë. E theksova këtë gjë për arsye së është e çuditshme së si politikat e tilla dyfytyrëshe të Vuçiqit, po tolerohen kaq gjatë nga Evropa dhe Amerika. Serbia po bënë gjithçka që është e mundur për ti kthyer vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, të cilat sollën luftën . Me njerëzit të cilët janë pasardhësit e Millosheviqit në pushtetin e Serbisë, zor të kemi paqe dhe stabilitet në rajon. Invazioni rus në Ukrainë shpërfaqi gjithë dobësitë e ushtrisë ruse. Kanë pritur që për në ditë ta marrin Kievin, që është treguar shumë jo reale. Ukraina 45 milionëshe po tregohet arrë e fortë për Rusinë e carit rus Putin. Zelenski po tregohet se është tamam shtetarë në krahasim më karikaturën Putin. Fraksioni ruso-serbomadh që po kërkon hapësirë edhe në Ballkanin Perëndimor do të ndalët një ditë. Nuk ka mundësi që një njeri të asgjëson njerëzimin!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".