Lexoni edhe:
Ja çka duhet të bëjnë popujt e Ballkanit për ti çliruar shtetet e tyre nga politikanët e lidhur me krimin e organizuar
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Vetëm Gjykata themelore e Prishtinës, ka mbi 85 gjyqtar të cilët paguhen mirë, nga buxheti i shtetit të Kosovës, por mjerisht, ata janë shumë larg efikasitetit dhe efektivitetit që do duhej ta dëshmonin gjyqtarët e njëmendtë! Edhe kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Albina Shabani-Rama, jo vetëm që nuk u tregua e brengosur fare, por çuditërisht, ajo as nuk u skuq a turpërua, asnjë grimë, madje dukej se ndihej edhe mjaftë mirë, derisa deklaronte me aq qetësi, se janë mbi 66 mijë lëndë të pazgjidhura, vetëm në gjykatën që e udhëheq ajo.
Çuditërisht, kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Albina Shabani-Rama, jo vetëm që nuk u tregua e brengosur, por nuk u skuq as turpërua fare, madje dukej se edhe ndihej mjaftë mirë, derisa deklaronte se janë mbi 66 mijë lëndë të pazgjidhura, vetëm në gjykatën që e udhëheq ajo, diçka tepër bezdisëse, që për veshët e dëgjuesit, të opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar, vërtetë tingëllon shumë cinike, për të mos thënë edhe abuzive dhe tërësisht, jo-profesionale.
Mjerisht zbulimi i shifrës marramendëse të grumbullimit të lëndëve, e ku vetëm nga Gjykata themelore e Prishtinës zyrtarisht raportohet për më tepër se 66 mijë lëndë të pazgjidhura, është vërtetë lajm jo vetëm për tu shqetësuar shumë, por dhe nevojë imediate për të intervenuar në mënyrë urgjente kundër mos-punës, avashllëkut dhe “sëmundjes” së dembelizmit të stërmadh, në sistemin e drejtësisë së kapur e të korruptuar deri në fyt, nga krimi i organizuar. Nuk do mend se natyra e çështjeve të ndryshme që implikojnë e determinojnë numrin e rasteve edhe për nga pozita dhe dendësia e popullatës, gjykata themelore e Prishtinës del të jetë më e afektuara me lëndët e pa zgjidhura e të vjetërsuara, por kjo nuk mundë ta arsyetojë në asnjë mënyrë neglizhencën, mos punën as mos efikasitetin për faktin se po kjo gjykatë, ka edhe numrin më të madh të gjyqtarëve.
Vetëm Gjykata themelore e Prishtinës, ka mbi 85 gjyqtar të cilët paguhen mirë, nga buxheti i shtetit të Kosovës, por mjerisht, ata janë shumë larg efikasitetit dhe efektivitetit që do duhej ta dëshmonin gjyqtarët e njëmendtë! Edhe kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Albina Shabani-Rama, jo vetëm që nuk u tregua e brengosur fare, por çuditërisht, ajo as nuk u skuq a turpërua, asnjë grimë, madje dukej se ndihej edhe mjaftë mirë, derisa deklaronte me aq qetësi, se janë mbi 66 mijë lëndë të pazgjidhura, vetëm në gjykatën që e udhëheq ajo.
Diçka e tillë, për veshët e dëgjuesit në opinion tonë brendshëm dhe atë të jashtëm, vërtetë tingëllon shumë cinike, për të mos thënë edhe e dyshimtë dhe tërësisht, jo-profesionale. Kjo edhe për faktin se numri më i madh, i lëndëve të pazgjidhura, që arrin në mbi 36 mijë sosh– thuhet se janë nga departamenti civil, që do të thotë se kemi të bëjmë me zvarritje dhe shkelje drastike të të drejtave të qytetarëve, në një mal çështjesh kontestimore, zvarritja e të cilave dëmton fusha të ndryshme të interesit në jetën e përditshme të qytetarëve, të cilët, detyrohen të presin ndër vite, më kot, drejtësi!
E për të qenë shifra e raportuar edhe më shqetësuese, lëndët e stivuara dhe të grumbulluara në formë dhe lartësi piramidash, të cilat më kot presin, për vite me radhë-zgjidhje, janë vetëm të rajonit të Prishtinës, pra këtu përjashtohen degët tjerë të kësaj Gjykate, si Graçanica, Podujeva Lipjani dhe Drenasi! Kurse statistikat e publikuara nga vetë kryetarja e gjykatës flasin për lëndët e grumbulluara vetëm deri më 1 prill 2023, që donë të thotë se vetëm në Gjykatën Themelore e Prishtinës, pa degët e saj, janë mbi 66 mijë lëndë që ende presin zgjidhje. Prej tyre,11 e 397 sosh, janë padi të përgjithshme penale,110 në Departamentin Special, 1586 në Departamentin për krime të rënda, 553 lëndë në Departament për të Mitur, 36 mijë e 664 dosje në lëmine civile, 7 mijë e 301 dosje në procedurën administrative dhe 6 mijë 720 lëndë në Departamentin për kundërvajtje”.....gjendje tepër shqetësuese, që krijon përshtypjen, se në këtë gjykatë punohet me hapa breshke, ku të shumtën e kohës pihet kafe e duhan, dhe punohet jo sipas ligjit, por vetëm sipas vullnetit personal të gjyqtarëve!
Pra vetëm atëherë kur ata duan të bëjnë ndonjë punë të vogël dhe pa lodhje, duke mos u brengosur fare për zbatimin e detyrës, kryerjen e punës, as obligimin ndaj ligjit dhe qytetarëve ani pse marrin paga të majme nga taksapaguesit e Kosovës. Kështu që vet kjo shifër, flet se është për tu alarmuar seriozisht dhe detyruar Qeverinë e Kosovës, e veçanërisht ministrinë e drejtësisë që të gjej edhe mekanizma adekuat ligjor për ta sanksionuar sa më ashpër mos-punën, mungesën drastike të efikasitetit dhe dembellëkun kaq primitiv në sistemin e prapambetur të drejtësisë kosovare.
E për shkëputje përfundimtare me nëntokën e krimit të organizuar dhe një gjyqësor më efikas, të spastruar dhe të profesionalizuar, e me kredibilitet dhe integritet, duhet medoemos të përshpejtohet procedura e finalizimit dhe miratimit të ligjit Vetting, si mjeti i vetëm i mundshëm për ri-vendosjen e rendit e të ligjit dhe spastrimin urgjent të sistemit të drejtësisë që ka ngelur prapa në kohë, nga rrjetet e nëntokës së krimit të organizuar, të cilat tash e mbi dy dekada me radhë, po pengojnë me çdo mjet dhe mundësi, rivendosjen e ligjit dhe shtetit të së drejtës në Kosovë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".